16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Këto janë masat përmes së cilave Qeveria synon të parandalojë ikjen masive!

ikja,kuferat, emigrimQeveria e Kosovës është duke u munduar që përmes masave konkrete të parandaloj emigrimin masiv të qytetarëve të Kosovës, të cilët tash e disa javë janë duke ikur më të madhe drejt Hungarisë dhe vendeve tjera të Bashkimit Evropian.

Zyrtarë të ekzekutivit kosovar, kanë thënë për Gazetën Blic se kanë filluar me masat e para që ta ndalin këtë fenomen kaq shqetësues, si falja e borxheve – pritet që në javët dhe muajt në vijim të ndërmerren edhe masa tjera.

Ministri për Punë dhe Çështje Sociale si dhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të përpilimit të masave konkrete në parandalimin dhe luftimin e migrimit ilegal.

“Kemi filluar me faljen e borxheve dhe do të vazhdohet me masa tjera për aq sa lejon buxheti. Gjithashtu është dakorduar që në procesin e rishikimit buxhetor, prioritet t’i jepen masave që kanë si qëllim parandalimin dhe luftimin e migrimit. Ky rishikim do të përfshijë masa që lidhen me ofrimin e lehtësirave fiskale, tatimore dhe lehtësira tjera që lidhen me ambientin biznesor në Kosovë, si dhe me ndarjen e fondit të veçantë në mbështetje të veprimeve që targetojnë përmirësimin e gjendjes së grupeve të cenuara, në rritje të mirëqenies, si dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës. Kriteret do t’i japin përparësi veprimeve multi-sektoriale”, ka thënë Abrashi.

Ai ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa do të mundohet që t’i eliminoj të gjitha pengesat në të bërit biznes.

“Përkitazi me lehtësirat dhe ndryshimin e kushteve të të bërit biznes, tashmë kemi rënë dakord që nga terreni të shohim se cilat janë barrierat që pengojnë biznesin në rritje të tyre, në mënyrë që të mund të reagojmë në përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e lehtësirave”, ka thënë Abrashi.

Ai ka shtuar se përpos institucioneve, në ndaljen e emigrimit, duhet të përfshihet edhe opozita, sipas tij, me ide konkrete e jo me propozime ad-hoc.

“Kuptohet se parandalimi dhe luftimi i migrimit ilegal është përgjegjësi parësore e Qeverisë së Republikës se Kosovës dhe institucioneve tjera relevante, por kjo duhet të përfshijë edhe kontribues tjerë me rëndësi sikurse është opozita. Me fjalë tjera ne ftojmë opozitën që të ofrojë propozimet e veta, pra të fokusojë energjitë në ofrimin e zgjidhjeve dhe alternativave, dhe më pak në propozime ad hoc”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Hajnat futen në tri shtëpi në Rogovë, vjedhin mijëra euro dhe stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur mbesin...

Parandalohet gara ilegale e shpejtësisë në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” (FOTO)

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë”, sot në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova“ në Trudë...

Lajmet e Fundit