Kiliç ka mohuar se “lutja e fitores” në Prizren pati qëllim të manipulojë besimtarët

Zhvillimet globale që po shtyjnë besimtarët myslimanë nëpër xhamitë e Kosovës të marrin anë, jo pak herë kanë shkaktuar polemika.

Kësaj radhe “lutja e fitores” për trupat ushtarake të Turqisë në sulmin ndaj kurdëve në veri të Sirisë, nxiti reagime të shumta të shoqërisë civile që këtë akt më shumë e shohin si abuzim me besimin e njerëzve.

E organizuar nga Kryesia e Këshillit për çështjeve fetare të Turqisë, kjo lutje nuk është komentuar nga ambasadorja K?v?lc?m K?l?ç. Gjatë një vizite në Gjilan, ajo ka thënë se lutja është organizuar nga populli i Kosovës.

Ambasadorja ka mohuar se lutja ka pasur qëllime manipuluese të masës së besimtarëve. Sipas saj, Turqia përmes operacionit “Dega e Ullirit” u ka shpallur luftë grupeve kurde që i konsideron terroriste, ngase rrezikojnë stabilitetin e Turqisë. Shumë vjet me radhë, gati 20 milionë kurdë kërkojnë pavarësi dhe shtet të tyre, por nuk kanë gjetur përkrahje në këtë aspekt.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit