Kishte mbetur e bllokuar tërë ditën në një shtyllë elektrike, momenti kur zjarrfikësit shpëtuan macen në Prizren

Të martën në qytetin e Prizrenit, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Një mace e vogël kishte mbetur e bllokuar tërë ditën në një shtyllë elektrike, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

Qytetarët reaguan menjëherë dhe thirrën zjarrfikësit për të ndihmuar macen.

Disa lexues të Telegrafit kanë dërguar pamje nga momenti kur zjarrfikësit arritën të shpëtonin macen, e cila kishte mbetur e bllokuar për disa orë.

Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe profesionalizmit të zjarrfikësve, maca arriti të largohej nga ambienti i rrezikshëm dhe të rikthehet në ambient të sigurt. /Telegrafi/

Më Shumë

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Lajmet e Fundit