11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Kitara e Prince shitet 137 mijë dollarë

Një kitarë elektrike që i përkiste Prince dhe një tufe flokësh të David Bowie janë shitur në një ankand në ShBA për një vlerë totale prej 150 mijë dollarësh.

Kitara e quajtur “Reja e Verdhë” u ble për 137 mijë e 500 dollare nga koleksionisti amerikan Jim Irsay. Kitara ishte prodhuar në fund të viteve 1980 nga kompania Nat-Kupii Enterprajzis dhe u përdor nga këngëtari për një numër të madh koncertesh deri në mesin e viteve 90.

Koleksionisti Irsay njihet për afeksionin e tij për instrumentet muzikore. Në koleksionin e tij ka objekte që dikur u përkisnin Bob Dylan, John Lennon dhe Jerri Garcia.

Dhjetorin e shkuar bleu baterine e Ringo Star për një vlerë prej 2.1 milionë dollarë. Ndërsa një tufe nga flokët e Bowie, i cili ndërroi jetë në muajin janar, u shit për 18 mijë e 750 dollarë. Floket vinin nga një ish punonjës i muzeut të dyllit Madame Tussauds në Londër, i cili në vitin 1983 i kishte përdorur ato për të rikrijuar modelin e flokëve të ikonës së muzikës.

Më Shumë

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Lajmet e Fundit