11.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Kjo është shuma marramendëse që do të fitojë Fury nga dueli me Usykn

Promotori i boksit Bob Arum ka lënë të kuptohet se Tyson Fury mund të fitojë rreth 200 milionë dollarë në duelin për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë, ndaj Oleksandr Usyk. Kjo përballje e madhe do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të premten pasdite u njoftua se Fury dhe Usyk kanë rënë dakord për kushtet për të vënë të gjithë titujt botërorë në linjë gjatë periudhës së dimrit. Kjo përballje historike do të zhvillohet më 23 dhjetor ose më vonë, në janar.

Ky lajm ishte befasues, pasi Fury, i cili do të duelojë me Francis Ngannou më 28 tetor, ishte shprehur më herët se kishte mbyllur bisedimet për një duel me Usyk vetëm një javë më parë.

Megjithatë, Arum tani ka zbuluar se Fury do të fitojë më shumë se 100 milionë dollarë, por mediet thonë se britaniku mund të arkëtojë 200 milionë dollarë.

Duke folur për mediet, Arum ka deklaruar: “Nëse do t’i thoshe Tyson Fury se do të fitojë 100 milionë dollarë, ai me të vërtetë do të zemërohej. Ai mendon, dhe besoj se ka të drejtë, se do të fitojë shumë më tepër se kaq”.

Më Shumë

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Lajmet e Fundit