7.3 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Klubi i Prodhuesve kërkon vendim për lirinë e lëvizjes së mallrave dhe punëtorëve në komunat e karantinuara

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe ministritë e linjës të sqarojnë sa më shpejtë paqartësitë për lirinë e lëvizjes së punëtorëve dhe mallrave në qytetet dhe komunat në karantinë.

Përmes një njoftimi për media, ata thonë se është kritike që vendimi të merret sa më parë, pasi sipas tyre, shumë ndërmarrje janë bllokuar dhe iu është pamundësuar lëvizja e punëtorëve dhe mallrave në të gjitha komunat që janë në karantinë.

“Ju bëjmë thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës, por edhe ministrive në linjë, Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike që sa më parë të nxjerrin një udhëzim/vendim ku do të bëjnë sqarimin e të gjitha paqartësive të cilat e pengojnë lëvizjen e të lartpërmendurve. Klubi i Prodhuesve e kupton gjendjen aktuale dhe sfidën për ta mbajtur gjendjen pa panik dhe izolimin sa më të shpejtë të virusit COVID-19, mirëpo kërkojmë mos kufizimin e lëvizjes për të gjithë punëtorët e sektorit të prodhimit, dhe ju bëjmë thirrje të gjithëve që ky sektor të mbrohet dhe të mbështetet tash më shumë se asnjëherë më parë”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit