Koalicioni AAK-Nisma kërkon besimin e banorëve të fshatit Piranë

Koalicioni AAK-Nisma, në kuadër të fushatës zgjedhore, është takuar me elektoratin e fshatit Piranë të Anadrinisë së Prizrenit.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, tha se ky koalicion, nëse vjen në pushtet, do të ndihmojë banorët e këtij fshati në të gjitha sektorët e jetës.

“Sot, në Piranë, me mbështetës të koalicionit për Kosovën fituese 137, nga Anadrinia e Prizrenit. Prioriteti i koalicionit të veprave të mëdha 137 do të jetë ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale”, shkruan Berisha në Facebook.

“Por jo grante dhe subvencione për dajallar, teze, halla e vëllezër, siç ka ndodhur me regjimin në ikje! Investime në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve, sistemeve të ujitjes dhe kanaleve, dhe frigoriferëve të ftohtë për transportimin e produkteve blegtorale”.

Marketing

 

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit