14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Koalicioni NISMA-LDK në Malishevë drejt prishjes?

Duket se jetëgjatësia e koalicionit NISMA-LDK do ketë fatin e atij të VLAN-it, kjo pasi që punët brenda këtij koalicioni nuk po shkojnë aspak mirë.

Hiq më larg se para dy ditësh kryetari i komunës Ragip Begaj pati një përplasje me deputetin e LDK-së Armend Zemaj në lidhje me mënyrën se si Begaj e kishte cilësuar Fetah Rudin por edhe me mos caktimin e Rudit si nënkryetar i komunës gjë që LDK e ka kërkuar me ngulm me pretendimin se kjo ishte pjesë e marrëveshjes ndonëse në tekstin e marrëveshjes e cila u publikua vetëm pak ditë më parë dhe në të cilën nuk figuron fare kjo pozitë si pjesë e saj.

Sipas burimeve brenda NISMA-s ky koalicion që nga fillimi ishte përballur me vështirësi pasi që fillimisht brenda NISMA-s kishte kundërshtim për këtë koalicion ,mirëpo edhe puna e dobët e disa drejtorëve brenda këtij koalicioni sidomos e atyre të LDK-së duket të jetë arsye shtesë e pakënaqësive.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa kishte vizituar Malishevën javë më parë ku kishte premtuar investime në Malishevë si pjesë e marrëveshjes së pashkruar që kishin arritur këto subjekte por si duket ato kanë ngelur vetëm premtime në ajër.

Kalimi i asamblisti Veton Telaku që ishte një nga zërat kritik nga qeverisjes Begaj, nga PDK në Nisma, gjithashtu ka krijuar një situatë të re në përbërjen e Kuvendit Komunal duke e lënë PDK-në me vetëm 7 asambleistë dhe duke e ngritur numrin e asambleistëve të Nisma-s në 13 nga 31 gjithsejtë sa i ka Kuvendi Komunal në Malishevë.

Siç kemi raportuar edhe më parë Nisma para se të bënte koalicion me LDK-në ka qenë në negocim dhe me PDK-në por edhe me subjektet tjera si Vetëvendosje dhe AAK. Sipas burimit, derisa me PDK-në nuk kishte gatishmëri sepse ajo kërkonte numër të madh drejtorish, marrëveshja Vetëvendosjen dhe AAK nuk ishte arritur për arsye numrash por mbi të gjitha për shkak mos gatishmërisë së tyre për bashkëqeverisje me Nisma-n si dhe kushtëzimit të votës së tyre në kuvend me një marrëveshje mbi parimet e ngjashme me atë që Vetëvendosje kishte bërë gjatë kohës së VLAN-it por me modifikime që i përshtateshin nivelit lokal të qeverisjes por që kishin si pikënisje qeverisjen e mirë, transparencën, planifikimin buxhetor të drejtë, largimin e drejtorëve problematik, departizimin e shkollave dhe administratës, financimin e bujqësisë etj.

Tani kur Nisma ka arritur që së bashku me Vetëvendosjen dhe AAK matematikisht të mund të arrijnë shumicën në kuvend kjo ka rritur edhe më shumë gjasat e prishjes së koalicionit në krizë me LDK-në.

Në ditët në vijim sipas burimit priten zhvillime të reja kurse mbetet të shihet se cilat do të jenë gjasat për ndonjë koalicion Nisma-PDK apo marrëveshje Nisma-Vetëvendosje-AAK . Kush do të lëshoj pe dhe kush jo? /MalishevaPress/

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Lajmet e Fundit