Kombëtarja forcohet edhe me dy kosovarë

Katër emra të rinj janë në listën e përzgjedhësit të Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Christian Panucci, që është e vlefshme për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.

Miqësorja Shqipëri – Norvegji zhvillohet më 26 mars në Elbasan, ndërsa rastin për të debutuar në kombëtaren A të Shqipërisë do ta kërkojnë Herdi Prenga, Bujar Lika, Enis Gavazaj e Kristal Abazaj. Dy prej tyre janë nga Kosova, Lika e Gavazaj, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa për Gavazajn ishte çështje kohe para se të ftohej në kombëtare, Lika është vlerësuar befasi në listën e teknikut italian. Kështu vetëm vazhdon të rritet numri i futbollistëve nga Kosova në Kombëtaren e Shqipërisë.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit