9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Komisioni Evropian rikonfirmon plotësimin e kushteve nga Kosova për heqje të vizave

Komisioni Evropian (KE) ka publikuar Pakon e Zgjerimit për vendet kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE). Prezantimi i paketës së zgjerimit 2022, e ka bërë komisionari për fqinjësi dhe zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

Bosnja e Hercegovina

Komisioni  ka rekomanduar që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, pasi ky vend ka ndërmarrë disa hapa. Megjithatë, Komisioni Evropian pret që Bosnja e Hercegovina të miratojë ligjin për gjykata, atë kundër konfliktit të interesit, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Komisioni nënvizon se thërret liderët e Bosnje e Hercegovinës për reformën elektorale dhe kushtetuese të cilat duhet të jenë prioritete. Propozimi për dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën, sipas KE-së, është për popullin e e këtij vendi, por që bëhet edhe në këmbim të pritjeve të larta. “Në presim që Bosnja të fokusohet në reformat Evropiane”,  ka thënë Oliver Varhelyi. Ai ka thënë se Komisioni Evropian është gati të jetë partner i saj. “14 pikat e prioriteteve nuk ndryshohen dhe nuk janë të negociuese”.

Maqedonia e Veriut

Oliver Varhelyi ka thënë se Maqedonia e Veriut ka pritur gjatë për marrjen e datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Ai ka thënë se ky vend ka shprehur përkushtim për reforma. “Por vendi duhet të shpejtojë për zbatim te reformave”. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë, përfshirë edhe reformat në administratë. Megjithatë, KE-ja deklaroi se ky vend ka bërë progres në disa segmente.

Shqipëria

Vendi ka bërë progres të mirë dhe ka arritur rezultate. Vettingu dhe reforma në drejtësi janë shembuj të progresit të mirë. Vendi ka treguar përkushtim për rend e ligj, e luftë kundër korrupsionit. Shqipëria ka vendosur politikat e saj në përputhje me BE-në edhe sa i përket luftës në Ukrainë dhe ka përdorur prezencën e saj në Këshillit të Sigurimit të OKB-së sa i përket kësaj çështjeje.

Mali i Zi

Rendi e ligji mbesin detyra për këtë vend. Që të arrijë, ajo duhet të intensifikojë luftën kundër krimit e korrupsionit. E kemi thënë të njëjtën edhe vitin e kaluar, por disa reforma kyçe mbesin, mbesin shqetësim. Përkushtimi politik, konsensusi dhe një administratë funksionale mbesin fondamentale. Mali i Zi ka demonstruar se është partner i BE-së sepse ka harmonizuar politikën e saj sa i përket luftës në Ukrainë.

Kosova

Kosova ka pasur një stabilitet politik përgjatë këtij viti. Autoritetet kanë vazhduar të shprehin përkushtimin për integrimin në rrugën evropiane. Ne jemi në dijeni se Kosova ka bërë përpjekje për forcim të demokracisë dhe rendin e ligjin, dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit. Punë janë kryer duke garantuar stabilitet në disa fusha përfshirë edhe tranzicionin në energjinë e pastër dhe inovacion. Në vitet që vijmë dëshirojmë të shohim përshpejtim të reformave të Kosovës në përputhje me agjendën e BE-së. Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian vazhdon t’i qëndrojë prapa rekomandimit të korrikut 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret. Propozimi është ende në pritje në këshill. Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, Oliver Varhelyi, ka thënë se KE-ja ka nevojë të shohë përfshirjen e Kosovës në mënyrë konstruktive ashtu siç ka nevojë që edhe Beogradi ta bëjë të njëjtën gjë.

Serbia

Po punojnë në reforma. Serbia duhet të adoptojë ndryshimet kushtetuese dhe atë është duke e bërë, e që dalin nga referendumi i mbajtur për ndryshime kushtetuese. Oliver Varhelyi ka thënë se janë njohur me luftën e Serbisë ndaj korrupsionit, por duhet të bëjë më shumë edhe në lirinë e shprehjes. Serbia mbetet një partner shumë i rëndësishëm i BE-së. Ne duhet të llogarisim Serbinë si aleat të BE-së dhe të sinqertë. Sa i përket gjeopolitikës, Serbia duhet të vendos politikan e saj sipas asaj të BE-së, sa i përket luftës në Ukrainë, përfshirë deklarimin dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Turqia

Dialogu dhe bashkëpunimi ka vazhduar me Turqinë në disa fusha me interes të përbashkët. Megjithatë, marrëdhëniet e përgjithshme të BE-së me Turqinë mbesin komplekse. Të drejtat e njeriut, pavarësia e gjyqësorit dhe bisedimet për anëtarësim mbesin në fazën e njëjtë. Tensionet e saj me disa vende të BE janë rritur në vitin 2022. Komisioni shpreh shqetësim për këtë dhe thërret Ankaranë që të respektojë sovranitetin e vendeve anëtare.

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Lajmet e Fundit