Komuna e Dragashit bëhet gati për shënimin e 28 Nëntorit

Komuna e Dragashit ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se në kuadër të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, do të organizojë aktivitete të ndryshme në nderim të kësaj dite.

“Të mërkurën, më 27.11.2019, me fillim nga ora 11:00, në oborrin e Muzeut Etnologjik të Komunës së Dragashit do të mbahet programi artistik kulturor kushtuar Ditës së Flamurit. Më pas, duke filluar nga ora 15:30 do të organizohet futbolli i vogël me shkollat e futbollit, nga Kosova e Shqipëria, në Qendrën Sportive ‘Aroma’, në fshatin Buzes”, ka njoftuar Komuna e Dragashit.

Sipas këtij njoftimi, më 28 nëntor me fillim nga ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit do të mbahet akademi solemne kushtuar kësaj feste, për të vazhduar më pas me vendosjen e kurorave në shtatoren e Adem Jasharit, varrezave të dëshmorëve në Dragash dhe Buqe.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit