Prokuroria po vazhdon hetimin për ndërtimet në Parkun Nacional të Sharrit

Një tabelë tregon fillimin e Parkut Nacional të Sharrit në Brezovicë, park ky i cili është edhe i mbrojtur me ligj.

Që në hyrje të tij, viteve të fundit, është mbushur pothuajse çdo hapësirë me ndërtime, raporton KTV.

E pikërisht për këtë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në vitin 2017, ka paditur Komunën e Shtërpcës për dyshimet në lidhje me lëshimin e lejeve.

Kryeinspektori MMPH-së që ka vet aktakuzë kritikon institucionet e drejtësisë për mosveprim lidhur me këtë çështje.

Në një përgjigje me shkrim nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë thënë se nuk kanë ndonjë padi ndaj Komunës së Shtërpcës, derisa nga Prokuroria kanë thënë se rasti është duke u hetuar.

“E nderuar, duke iu referuar pyetjes tuaj, ju konfirmoj se në bazë të regjistrit të lëndëve në Degën e Gjykatës ne Shtërpcës, nuk ka të evidentuar asnjë padi si ne kërkesën tuaj”, thuhet në përgjigjen nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Siç ju kemi njoftuar edhe më herët, rasti është në hetime dhe, për momentin, nuk mund të japim më shumë informacione”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore, në Ferizaj.

Ekipi i Kohavisionit ka provuar që të marrë një qëndrim nga zyrtarë të Komunës së Shtërpcës, në lidhje me këtë çështje, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Javën e kaluar, për lejimin e ndërtimeve pa leje në zonën nacionale të Sharrit, por në pjesën e Prevallës, i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale, kryeinspektorit të MMPH-së dhe 4 inspektorëve të Komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit