13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Komuna e Malishevës premton përkrahje për aktivitetet rinore

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, sot i kanë pritur në një takim pune, kryetarin e Qendrës Rinore në Malishevë, Amrush Helshani dhe aktivistë të tjerë, të cilëve ju kanë premtuar përkrahje për vazhdimin e aktiviteteve rinore, edhe gjatë vitit 2018.

Fillimisht, Helshani e ka njoftuar Berishën për aktivitetet e Qendrës Rinore, rezultatet e arritura dhe sfidat me të cilat përballet kjo organizatë rinore, si dhe punën vullnetare që bëhet nga aktivistët e saj.

Pas kësaj, nënkryetari Berisha, ka thënë se “Komuna e Malishevës do të vazhdojë të përkrahë aktivitetet rinore edhe gjatë këtij viti, sikur edhe viteve tjera”.

“Rinia është pasuria më e madhe që e ka Komuna e Malishevës, prandaj edhe përkrahja për zhvillimin e aktiviteteve rinore, nuk do të mungoj. Rinia, kultura dhe sporti, janë prioritet i yni dhe përmes drejtorisë komunale, të gjitha aktivitetet do të përkrahen, pasi kjo është rruga më e mirë për zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë dhe aktive”, tha Berisha, i cili i ka falënderuar të gjithë vullnetarët dhe aktivistët e rinisë, për punën që janë duke bërë.

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit