Komuna e Prizrenit dhe USAID-i vazhdojnë bashkëpunimin për projektin “Kontrata sociale”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të mërkurën në takim zyrtarët e USAID-it, me të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në realizimin e projektit “Kontrata sociale”.

Gjatë takimit u diskutua për hulumtimin e bërë për tre vitet e kaluara. Me këtë rast u prezantuan edhe rreziqet, barrierat dhe rekomandimet.

Kryetari Totaj ka thënë se Komuna e Prizrenit i vlerëson të gjeturat e këtij hulumtimi, pasi ato do ta lehtësojnë edhe më shumë kryerjen e punëve në të mirë të të gjithë qytetarëve të Prizrenit.

Ndërsa, zyrtarët e USAID-it u treguan të gatshëm t’i ndihmojnë zyrtarët e Komunës së Prizrenit në pikat ku interesimi është më i madh dhe se u zotuan që përmes konsulentëve të tyre do t’i përkrahin zyrtarët komunalë që të mos kenë vështirësi në ushtrimin e detyrave.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit