Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2020 realizoi 95.6% të aktiviteteve të planifikuara në Planin e Prokurimit

Iniciativa për Progres (INPO), pasi ka analizuar performancën e komunave në implementimin e Planit të Prokurimit, ka publikuar raportin e performancës ku theksohet se Komuna e Prizrenit ka realizuar 95.6% të aktiviteteve të planifikuara.

Nga gjithsej 136 aktivitete të planifikuara, 130 prej tyre kanë rezultuar me lidhje të kontratës ndërsa gjashtë të tjera ka dështuar t’i realizojë.

Në këtë analizë nuk janë përfshirë kontratat me vlerë minimale, kontratat e masave kundër pandemisë COVID–19 dhe aktivitetet tjera emergjente që nuk kanë mundur të planifikohen nga komuna.

INPO ka monitoruar punën edhe në komunat tjera, e sipas tyre Komuna e Pejës ka realizuar 84.3 % të aktiviteteve të planifikuara. Nga 115 aktivitete të prokurimit të planifikuara, vetëm 97 prej tyre kanë rezultuar me lidhje të kontratës, ndërsa 18 aktivitete kanë dështuar të realizohen.

Sipas INPO-s, Komuna e Gjilanit ka realizuar 65.6% të aktiviteteve të planifikuara, ndërsa 21 aktivitete kanë dështuar të realizohen./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit