-5.3 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Komuna e Rahovecit nënshkruan marrëveshje për përkujdesje shëndetësore me “Caritas Kosova”

IMG_7288Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, sot ka nënshkruar Marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit me “Caritas Kosova”.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me projektin “Përkujdesi shëndetësor shtëpiak dhe ambulator Home Care 2014” në Rahovec, të cilën marrëveshjen e nënshkruan kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, dhe Viktor Sopi, drejtor gjeneral i “Caritas Kosova”, ku të pranishëm ishin edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Munib Durguti dhe Lulzim Sylejmani, Drejtor për Buxhet dhe Financa ne komunën e Rahovecit.

Marrëveshja e nënshkruar parasheh ngritjen e cilësisë të shërbimit shëndetësor shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e komunës së Rahovecit, rritjen e cilësisë të shëndetit të qytetarëve, si dhe shfrytëzimin racional të resurseve humane shëndetësore.

Në marrëveshje të nënshkruar, “Caritas Kosova” zotohet se do të bashkëpunoj me institucionet komunale shëndetësore me qëllim të funksionalizimit sa më të mirë të këtij projekti, me ofrimin e këshillave dhe trajnimeve profesionale të stafit mjekësor, ashtu që shërbimet mjekësore të jenë sa më të kompletuara, ndërkaq marrëveshja arrihet në periudhën kohore deri më 31.12. 2015.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 90 mijë euro, ku Caritas Kosova do të investoj 15 mijë euro dhe komuna e Rahovecit 75 mijë euro, ku vlera e mjeteve nga komuna e Rahovecit do të mbulojë në tërësi koston e pagave për punëtorët e angazhuar në projekt, pavarësisht numrin e punëtorëve dhe lartësinë e pagave të punëtorëve të angazhuara në këtë projekt.

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, nesër  pritet t`u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit. Procesi zgjedhor është...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit