26.4 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Komuna e Suharekës zgjatë pushimin për Festën e Punëtorëve

Komuna e suharekesKomuna e Suharekës u dha punëtorëve të saj edhe të premten ditë pushimi, pasi shumica e stafit komunal kishte shkuar në Shqipëri për festën e 1 majit-Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Qytetarët të premten nuk mundën të kryejnë punët e tyre, teksa komuna u mjaftua ta shkruajë një njoftim që tregonte për shkuarjen e punëtorëve në shtetin shqiptar.

Punëtorët e Komunës së Suharekës i dhanë vetes pushim edhe të premten, për ta lidhur pushimin zyrtar të 1 majit me vikendin, në mënyrë që të shkojnë në Shqipëri.

Në fund të njoftimit të publikuar për pushimin e festës së 1 majit, thuhej se “për punëtorët të cilët nuk udhëtojnë për Shqipëri, dita e premte është ditë pune”, ndërsa në Drejtorinë e Kadastrit kishte dalë në punë vetëm njëri nga punonjësit.

Komunarët e Suharekës kanë udhëtuar drejt Pogradecit, duke lënë pa kryer punë të premten qytetarë të ardhur edhe nga më larg.

“Kam ardhur me nxjerrë certifikatën e lindjes prej Ferizajit, nuk po punojnë kurrkush. Thanë janë shku në Shqipni”, thotë i moshuari Sylejman Lubovci, pasi Zyra e Gjendjes Civile ishte e mbyllur.

Edhe Nuhi Bytyqi u ankua për moskryerje të punës.

“Kesh me nxjerr certifikatën teme edhe të kunorizimit të babës edhe të nënës….nuk e nxjerra se ishin mbyllë. Thanë që kanë shku në Shqipëri, edhe pse koha e punës është. Me ardh e m’u kthy prapë nuk është mirë”, tha Bytyqi për Gazetën Jeta në Kosovë.

Gazeta tentoi ta kontaktojë zëdhënësin e Komunës së Suharekës Reshat Reshitajn, por ai telefonin e kishte të mbyllur, pasi si shumica e kolegëve të tij po çlodhej në Pogradec./Gazeta Jeta në Kosovë/

Më Shumë

Arrestohet në Vërmicë një person me armatim dhe pajisje ushtarake

Një person është arrestuar në Vërmicë pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, me 3 karikatorë...

KB Bashkimi nis përgatitjet për sezonin e ri

Pas KB Borës, edhe skuadra e Bashkimit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku krahas garave vendore do të paraqitet edhe në kualifikimet...

Lajmet e Fundit