5.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Konjufca: E kemi vërejtur nga fillimi se Lajçak-u mbron pozicionin e Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ditë më parë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajaçk, po tregohet i anshëm në dialog “s’ishin akuza”, por “ishin konstatime” për mënyrën se si punon emisari.

Konjufca, ka sqaruar se pozicionimi i Lajçak-ut është i ditur që nga fillimi.

“Pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një Asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit i cili e ka arrit këtë pikë ku jemi tash. Përderisa qasja origjinale ka qenë ndryshe krejt, qasja origjinale ka qenë kjo që me qenë se Kosova nuk mund ta bëjë Asociacioni, sepse përndryshe do ta kishte bërë prej 2013 do ta kishte bërë në Qeverinë e Isa Mustafës, ose Hashim Thaçit, tash më VV është më vështirë që të bëhet”.

Ai për qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me mbështetjen e tyre për punën e emisarit, Konjufca u shpreh se ka vetëm një çelës që dialogu të vazhdoj.

“Së pari nuk mendoj që ato ishin akuza ishin disa konstatime të mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur më thënë të drejtën qysh në fillim që Lajçak qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë le të themi ato marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon me mund me qenë pikënisje e pozicionit të Serbisë”.

Sipas Konjufcës, Lëvizja Vetëvendosje “ka marr një mandat të fuqishëm politik me disa premtime tjetra”. Albanian Post

Më Shumë

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Lajmet e Fundit