17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Konjufca: Më 9 janar fillon rënia e Qeverisë

I ftuar në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, ishte Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Sipas tij, burgosjet e deputetëve të opozitës, janë shembull i një shteti autoritar. Ai ka treguar se veprimet e opozitës nuk kanë qenë menjëherë përdorimi i gazit lotsjellës, mirëpo se ato janë ashpërsuar pasi që Qeveria nuk i ka tërhequr nënshkrimin nga marrëveshjet.

“Nëse këto dy marrëveshje nuk largohen, ne do të radikalizohemi edhe më tutje. Pushteti nuk e kupton se çfarë dëmi ka bërë dhe me një kokëfortësi po qëndron prapa këtyre marrëveshjeve. Nëse Isa Mustafa tregohet kryeministër, marrëveshjet nuk kalojnë, por nëse kapet për Zajednicën ne preferojmë që ai të fundoset bashkë me Zajednicën”, ka thënë ai.

Konjufca u shpreh se 9 janari do të jetë data, siç thotë ai, e rënies së kësaj Qeverie.

“Manifestimet do të përfundojnë më 9 janar që do të jetë protestë. Me 9 janar do të fillojë rënia e kësaj Qeverie”, tha ai.

“Ka shumë arsye që kjo Qeveri të bie. Dështimet kanë filluar prej janarit me Jabllanoviqin e deri te UNESCO dhe vizat. E këto duhet t’i faturohen krejt kësaj Qeverie”.

Më Shumë

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2014 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit