Konjufca: Mustafa e bëri aktin më të ultë publik

GlaukKonjufcaDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se qeveria e kaluar ishte ajo e lulëzimit të korrupsionit, e ngecjes ekonomike, e kapjes së drejtësisë dhe shumë të këqijave të Kosovës.

“Kjo qeveri s’ka nevojë as për mbrojtje pompoze e as për kritika, sepse kjo është qeveria e cila e ka sjellë Kosovën në gjendje shumë të keqe. Kjo qeveri asnjë rrugë të vetme nuk e shtroj nëse nuk përkthehej në vota, asnjë shkollë nuk ndërtojë nëse nuk u sigurua se do të kthehej në vota…”, tha Konjufca.

Andaj, sipas tij, kryeministri i ardhshëm, njëherësh lideri i LDK-së, përkatësisht i nominuari për kryeministër, iu bashkua njeriut i cili e keqqeverisi vendin për këto vitet e fundit.

“Ky kryeministër e bëri aktin më të ultë publik. Ai erdhi në krye duke e kundërshtuar PDK-në.
Ai u tha njerëzve se do t’i jap fund keqqeverisjes kriminale të PDK-së. Ky njeri në asnjë sekondë nuk paska qenë i sinqertë. Si mundi ai ta keqpërdorë votën e qytetarëve dhe ta negociojë me Hashim Thaçin”, tha ndër tjerash Konjufca. /Telegrafi/

Më Shumë

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit