8.1 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Koordinatori Hoti takohet me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, është takuar sot me Kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.

Hoti e njoftoi Latifin për rrjedhën e garës në Kreativitetit Kulturor e Mendim Kritik si dhe vlerësoi lartë gatishmërinë për bashkëpunim të Kryetarit Latifi për realizimin Programin Nacional për Rininë.

“Programi Nacional për Rininë është në fazën e zbatimit në nivel komunal. Jam shumë i kënaqur me rezultatet që kanë sjellë shkollat dhe me mënyrën e realizimit të garës nëpër komuna të ndryshme. E shoh që gara ka krijuar emocione e gjallëri gjithandej Kosovës. Ne tashmë jemi duke bërë përgatitjet për garën e diturisë ne nivel shkolle që pritet të mbahet në fillim të muajit maj. Roli i kryetarit dhe komunës në realizimin e këtij programi është i rëndësishëm, prandaj ju falënderoj për mbështetje”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, i pari i Rahovecit e falënderoi Hotin për punën që po bën për nxënësit dhe premtoi mbështetje për zbatimin e programit.

“Jam i interesuar ta mbështes këtë program sepse e pëlqej garën si formë. Do të bëj më të mirën për nxënësit dhe për arsimin. Unë do të shoh mundësitë që përveç shpërblimeve që do të jepni ju si Koordinator, në nivelin komunal edhe unë si kryetar të ndaj shpërblime për më të mirët e komunës sonë ”, tha ndër të tjera Latifi./klankosova.tv/.

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Erza Muminoviq e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë Erza Muminoviq ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrot nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon,...

Lajmet e Fundit