3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Korisha, fshati i mbi 2 mijë kurbetçarëve

 

Korisha që është njëri ndër fshatrat ndoshta të vetme në Republikën e Kosovës që funksionin si të ishte një komunë në vete, ka përgjegjës të drejtimeve të caktuara. Përgjegjësi për infrastrukturë, Rexhë Ukaj, potencon se të vetmen pengesë e kanë derisa të kthehen listat poseduese të pasurive, sepse janë uzurpuar rrugët fushore. Ai druan se këto probleme mund të sjellin bela të panevojshme.

“Korisha nga 900 shtëpi kurse banorët e 500 shtëpive janë në kurbet”, thotë Ukaj për “Kosova Sot”. Lulzim Kabashi, nënkryetar i Komuës së Prizrenit nga ky fshat pret të shtojë furnizimin me ujë të pijes ngase atje kërkohet të bëhet një bazen uji për të pasur mundësi të furnizimit me ujë për të gjithë banorët. Për këto punë, fshati paguan rregullisht katër punëtorë.

“Pastrimi i rrugëve, reduktimi i ujit, rregullimi i lapidarit, mirëmbajtja e varrezave, hapja e varreve të reja, mirëmbajtja e xhamisë, rregullimi i shkollës, shtrimi i ndonjë rruge dhe nevoja të tjera që paraqiten në fshat, realizohen përmes organizimit shumëvjeçar të kryesisë së fshatarëve. Shumica e shtëpive të fshatit janë të lyera nga jashtë duke dhënë përshtypjen për gjendjen kryesisht të mirë materiale të të zotërve të tyre” tregon Kabashi.

Fshati ka rreth 2 mijë të shkolluar

Ndërsa Ukaj thotë se fshati që ka dhënë më së shumti të shkolluar në nivel vendi. Ai thotë se janë rreth 2 mijë të shkolluar që kanë kualifikime të ndryshme. Korisha dallohet edhe si lokalitet i periudhës së bronzit. Një vendbanim është gjetur atje dhe që i takon kohës së vjetër. /Kosova Sot/

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova” – Kastriot Tusha sjell këngë për Komandant Drinin

Legjenda e muzikës shqiptare, tenori i madh Kastriot Tusha, ka realizuar një këngë të re kushtuar çlirimtarit Ekrem Rexha – Komandant Drinit. Kënga me...

Plagosja në Prizren, motiv dyshohet konflikti për kullotjen e bagëtive

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit, dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, bëri të ditur për...

Lajmet e Fundit