-0.4 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Korrupsioni që s’po luftohet

Gjykata-peshorjaProkuroria, Gjykatat dhe Agjencia Antikorrupsion nuk kanë mundur ta zvogëlojnë korrupsionin e shfaqur në të gjitha hallkat e sistemit, ndërkohë që liderët vazhdueshëm flasin për luftën kundër korrupsionit.Por, analistët mendojnë se drejtësia është kapur nga politika.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, duke folur për Kosova Sot, ka pohuar se mosluftimi i korrupsionit është mosvullneti i politikës të merret me realitetin.

“Problemi i luftimit të korrupsionit nuk është çështje e një mekanizmi apo të një institucioni. Është problem i vullnetit politik, ekzistojnë të gjitha mekanizmat si Antikorrupsioni, Gjyqësori, Prokuroria, policia, por edhe Task-forcat e shumta që janë krijuar, por që nuk japin efekte”.

“Mendoj se problemi i korrupsionit dhe dukurive të tjera devijante, qoftë në ekonomi, apo edhe në shoqëri më së shumti është produkt i mungesës të vullnetit politik të luftimit të këtyre kategorive”.

Mazllum Baraliu, ndërkaq, ka vlerësuar se ka shumë arsye dhe shumë faktorë që ndikojnë në mosluftimin e korrupsionit.

“Në radhë të parë është mosefikasiteti i organeve të Gjyqësisë dhe Prokurorisë, pastaj interferimi nga strukturat e tjera jashtë institucioneve të pavarura, në këtë raste edhe të Agjencisë Antikorrupsion, e sidomos të institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale, që duhet të lihen të bëjnë punën në mënyrë të pavarur”.

Ai ka shtuar për këtë të përditshme se shteti nga dita në ditë po ngulfatet nga njerëz që kanë ndikim te të gjitha institucionet.

Se korrupsioni prek çdo pore të jetës dhe sistemi gjyqësor në vend është i kapur nga politika, ka vlerësuar edhe Riza Smaka.

Duke folur për Kosova Sot, ai ka kritikuar Ministrat që kanë disa vende pune, duke thënë se ky është një korrupsion i llojit të vet.
“Nuk kanë punuar dhe vepruar për ta zvogëluar korrupsionin, përkundrazi kanë punuar në baza korruptive të paskrupullta për interesin e vetë dhe për këtë shkak korrupsioni ka marrë hov në të gjitha sferat dhe në të gjitha instancat e institucioneve publike”.

“Gjendja është alarmante. Ta zëmë një numër ministrash kanë nga tre katër vende pune. Ju garantoj se punën nuk e kryejnë me nder, për shkakun e thjeshtë, sepse askush nuk mund të kryejë më shumë se një funksion me nder, moralitet dhe përgjegjësi”.

Smaka ka pohuar se Kryeministri Isa Mustafa nuk ka sy për të parë se korrupsioni po e shkatërron vendin.

“Për këto gjëra Kryeministri nuk ka sy, nuk ka vesh për të reaguar”.

Më Shumë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës, i futi 500 lekë ryshfet në dokumente

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor gjatë dhënies së...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit