Kosova ka të ardhme të ndritur

Kanë kaluar gati 10 vjet vjet prejse Kosova ka shpallur Pavarësinë, por tetë vjet të tjerë është dashur të kalonin përpara se Kongresi i FIFA-s të hapë dyert për familjen e futbollit të këtij shteti të vogël të Evropës.

Është tetori i vitit 2018 dhe tashmë Përfaqësuesja e Kosovës ka tejkaluar disa prej parashikimeve. Ajo po shfaq formë të mirë dhe po merr rezultate po ashtu të mira, transmeton Koha Ditore.

Edhe pse ishte shumë larg kualifikimit në botërorin “Rusia 2018” për shkak të grupit të fortë që përbëhej nga Kroacia, Islanda, Turqia, Ukraina dhe Finlanda – pika e vetme e fituar në këto eliminatore është më se e kuptueshme. Kosova nuk e arriti asnjë fitore në dhjetë ndeshje eliminatore për botëror, mori vetëm një barazim, atë ndaj Finlandës.

“Duhet të kemi parasysh se në fillim nuk kishim absolutisht asgjë. Federata jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme kohët e fundit”, ka deklaruar portieri Samir Ujkani, që njëherësh është kapiten dhe ka më së shumti paraqitje për Kosovën.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit