10.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kosova në miqësoren e radhës luan kundër ish-trajnerit të Real Madrid

Në ndeshjet miqësore që parashihen nga FIFA, ku tani është pjesë edhe Kosova, përfaqësuesja jonë të martën e 29 majit e zhvilloi takimin kundër Shqipërisë, me ç’rast përveç fitores 3-0, me paraqitjen e saj shumë të mirë, tregoi se me përzgjedhësin e ri Bernard Challandes dhe me këtë grup të ri futbollistësh, është në rrugë të mirë për t’u konsoliduar si një ekip serioz dhe me potencial të madh.

Miqësorja e dytë fillimisht ishte paraparë të ishte ajo kundër Bregut të Fildishtë këtë të diel më 3 qershor, mirëpo në momentet e fundit ky takim u anulua pas tërheqjes së përfaqësueses afrikane.

Megjithatë, siç kishte paralajmëruar Insporti.com gjatë ditës së djeshme, Kombëtarja e Kosovës ndeshjen miqësore të së dielës me Bregun e Fildishtë, me gjasë do ta zëvendësonte me një përballje kundër përfaqësueses së Iranit.

Më pas u konfirmua se pikërisht miqësorja e ardhshme, që luhet po të dielën më 3 qershor, përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon kundër Iranit në stadiumin “Fatih Terim”, ku i zhvillon ndeshjet si nikoqir njëra nga skuadrat kryesore turke, Istanbul Basaksehir.

Irani drejtohet nga ish-trajneri i Real Madrid, Sporting Lisbonës dhe Portugalisë, Carlos Queiroz, i cili paraprakisht kishte qenë edhe asistent i të madhit Sir Alex Ferguson te Manchester United.

Përndryshe, Irani do të jetë pjesë e Kupës së Botës në Rusi që fillon nga 14 qershori dhe është në grupin B bashkë me Portugalinë, Spanjën dhe Marokun.

Kurse pas fitores ndaj Shqipërisë, ky do të jetë një tjetër test për djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes, që ka sjell një tjetër mentalitet, atë sulmues e fitues, te Kombëtarja e Kosovës. /

Më Shumë

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në...

Fillon vendosja e shtresës së parë të asfaltit në rrugën e fshatit Vlashnje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë një njoftim  në Facebook, duke bërë të ditur fillimin e vendosjes së shtresës së parë...

Lajmet e Fundit