3.2 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Kosova përcaktuese për Serbinë drejt BE-së

BesnikMustafajIsh-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka thënë se shqiptarët e Kosovës duhet të jetë të kënaqur me të arriturat e tyre për pesë vjet shtet.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, gjatë një debati të organizuar nga Fakulteti për Media dhe Komunikim, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti Juridik në Kolegjin UBT, me temën “Faktorizimi i shqiptarëve në Ballkan”, ka folur për të arriturat e shqiptarëve në shtetet e rajonit ku ata jetojnë.

Mustafaj ka thënë se Kosova për pesë vjet shtet ka arritur një klasë politike shumë serioze. “Ne jemi sot faktorë, sepse merremi me veten. Kërkohet një kohezion më i madh, kërkohet një sinkronizim më i madh, kërkohet një lloj programimi më i qartë se çfarë është aspiratë e përbashkët dhe se çfarë është veçanti për secilin shtet ku jetojnë shqiptarët”, ka thënë Mustafaj, shkruan Epoka e re.

Sipas tij, ajo që e bën Kosovën shtet të rëndësishëm, është se Kosova për herë të parë është përcaktuese për fatin e Serbisë drejt Brukselit. “Sa realist është ky lloj përcaktimi, është një gjë që do analizë. Por, sa do çojë në njohjen reale ky proces i evropianizimi të Serbisë në njohjen nga Serbia të pavarësisë së Kosovës, është një proces i filluar, është më mirë sesa kur nuk kishte filluar”, ka thënë Mustafaj.

Sa i përket integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian, Mustafaj ka thënë se shqiptarët kanë mundësi të mjaftueshme për të ardhmen e tyre në Bruksel.

Ai ka shprehur besimin se ka ende potenciale që duhen shfrytëzuar për të qenë shqiptarët e bashkuar në Bruksel. “Pas kësaj është e mundur të ndërtohen dhe realizohen ëndrrat e tjera të shqiptarëve”, ka thënë Mustafaj.

Më Shumë

Vjedhin pesë trotinetë në vende të ndryshme në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, stacioni Policor Prizren, përmes Sektorit të Hetimeve, ka shënuar një tjetër sukses kundër veprave penale të vjedhjes. Sipas një njoftimi për media...

Arrestohet 27-vjeçari në Rahovec, i gjendet armë dhe mbi 120 fishekë gjatë kontrollit në shtëpi

Një incident i rëndë i sigurisë është regjistruar mëngjesin e djeshëm në fshatin Kramovik të Rahovecit. Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, gjatë hetimeve për një...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit