Kosova përfiton nga BB-ja 9.4 milionë euro për projektin për efiçiencë të energjisë

Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore), kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milionë euro.

Përmes një komunikate për media nga MFT, theksohet se marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme.

“Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Tutje, theksohet se ky grant është va?zhdimësi e asaj të nënshkruar me datën 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2,785,000 dollarë amerikan.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit