Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, nesër pritet t`u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit.
Procesi zgjedhor është paraparë të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjektet politike të cilat garojnë në këto zgjedhje.
Policia tashmë ka njoftuar se ka hartuar planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të së dielës, në aspektin e sigurisë së procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional. Policia inkurajon qytetarët për bashkëpunim dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor. Për mbarëvajtje të këtij procesi zgjedhor janë të angazhuar edhe rreth 100 prokurorë të shtetit.
Ndërkohë, edhe Institucioni i Avokatit të Popullit do t`i vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Përveç kësaj, do ta vëzhgojë edhe procesin e votimit në institucionet ku mbahen personat e privuar nga liria, shtëpitë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare dhe shtëpitë integruese në bashkësi.
Pas një takimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, edhe KEDS ka vënë në pah se ka përmbyllur planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve. KEDS ka bërë të ditur se do të angazhohen gjithsej 1.049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë vendin.
Po ashtu në secilin vendvotim do të ketë një ekip në afërsi, për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme. Do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale, ndërsa edhe kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që do të zhvillohet nesër.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
