8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Kosovari bëhet hero duke shpëtuar serben që banesën ia mori zjarri

Një kosovar ka shpëtuar një grua serbe nga zjarri më 24 prill në Gjenevë të Zvicrës.

Pasi banesën e serbes Ivana e mori zjarri, detyrën e heroit e bëri kosovari Mexhid.

Lidhur me rastin gazeta zvicerane “20 minuten.ch” i ka kushtuar një shkrim veprës së kosovarit.

Gjithashtu, Ivana dhe Mexhiti treguan rrëfimin e tyre.

“Isha e vdekur dhe më rikthyen në jetë” – tha Ivana.

E Mexhidi e përshkroi rastin kritik se si kishte ndodhur.

“Dikush po bërtiste në ballkon. Në katin e mëposhtëm dilte aq shumë tym. Hyra por shkaku i tymit nuk shihja njeri. Dola për të marrë frymë dhe u ktheva. Munda ta tërheq Ivanën zvarrë deri tek dritarja por jo ta nxirrja plotësisht jashtë. Një fqinjë mëdha një leckë të lagur. Hyra sërish brenda për të parë nëse kishte ndonjë fëmijë brenda. Por, nuk pati dhe më pas mbërritën zjarrfikësit”.

Më Shumë

Mbretëreshat e Kupës!

KBF Bashkimi ka triumfuar sërish në Kupën e Kosovës te femrat, duke konfirmuar dominimin në basketbollin kosovar. Në një super finale të zhvilluar në Prizren,...

Gjysmëfinalet e Kupës premtojnë emocione të forta në Prizren

Sot është dita e gjysmëfinaleve në Final 8 Kupën e Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Në sfidën e parë do të përballen Proton...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit