Krasniqi flet si kampion i botës

Kampioni i botës Haxhi Robin Krasniqi është parë shumë i lumtur pas suksesit të madh që e arriti mbrëmë kur u shpall kampion i botës në dy kategori WBA dhe IBO, pasi mposhti kampionin gjerman, Dominic Boesel.

Krasniqi e vendosi fitoren në rundin e tretë me një nokaut të tmerrshëm. Pas meçit Krasniqi është parë shumë i ,lumtur derisa ka thënë se e ka pritur këtë sukses plotë 15 vjet.

”Kjo luftë zgjati 15 vjet. Kam përjetuar ulje dhe ngritje, kam qarë. Shumë falënderime për të gjithë që besuan në mua.

”Unë uroj që Dominic të kthehet i fortë. Ne jemi një familje e madhe, ne fitojmë së bashku, ne humbasim së bashku”, ka thënë Krasniqi.

Më Shumë

Në Dragash sekuestrohen dru nga policia, transportoheshin nga Leposavici pa dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 01 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit