Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, gjenden pesë të mitur në një veturë

Policia ka arrestuar një të dyshuar dje në Vërmicë, pasi në veturën të cilën po e voziste janë hasur pesë shtetasë të huaj, të mitur.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është nën hetime.

Fsh. Vërmicë, Prizren, 10.10.2020 – 01:30. Raportohet se në veturën me targa vendore të cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar janë hasur 5 persona meshkuj të mitur shtetas të huaj me të cilët janë duke u marrë njësitë policore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin për kontrabandim me migrantë. Rasti nën hetime.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit