6.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Krasniqi i përgjigjet Gashit: Jo gjithçka bëhet për arsye elektorale

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi sot tha se protestat e VV-së, AAK-së dhe NISMA-së i kupton pasi që të bëhen për të mbajtur afër elektoratin e tyre. Mirëpo i të njëjtit mendim nuk është zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

Ai ka thënë se jo gjithçka bëhet për arsye elektorale duke shtuar se një gjë e tillë nuk është e kuptueshme për subjektet që bëjnë gjithçka për të arritur në pushtet.

“Jo gjithçka në këtë vend bëhet për arsye elektorale, siç mendon Arben Gashi. Por kjo nuk është e kuptueshme për subjektet që janë të gatshme të braktisin çdo marrëveshje dhe fjalë të dhënë, për të arritur në pushtet. Ne po protestojmë kundër kapjes së shtetit, ngase partia e Arbenit ia humbi rastin Kosovës që në mënyrë institucionale të çlirohet nga kjo kapje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai më tutje ka shtuar se krejt çka u ka mbetur qytetarëve tani është rruga.

“Dhe po protestojmë jo vetëm sepse kemi të drejtë por sepse kjo është bërë e domosdoshme dhe e pashmangshme në një gjendje ku çdo institucion publik, duke filluar nga gjykatat për të vazhduar tek televizioni publik, është vënë nën kontrollin e Qeverisë. Krejt çka i ka mbetur qytetarëve është rruga. Edhe këtë të fundit pat tendenca që t’ia ndalojnë, por normalisht që këtu pushteti është i pafuqishëm – sado që e përdorë dhunën”, ka përfunduar ai.

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Kyan Anderson pritet të rikthehet sonte për Bashkimin në finalen e Kupës

Para finales së sontme të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës, një lajm pozitiv vjen nga kampi i Bashkimit. Skuadra prizrenase pritet të ketë në dispozicion...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit