Krasniqi kërkon mobilizim në Rahovec për zgjedhjet e shkurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Degën e PDK-së në Rahovec, ku u takua me përfaqësues të strukturave partiake për të diskutuar mbi zhvillimet politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

Në fjalën e tij, Krasniqi theksoi rëndësinë e përkushtimit të çdo anëtari dhe besimin e qytetarëve.

“Me punën tonë dhe angazhimin e secilit prej jush, PDK do t’i japë Kosovës një qeveri me vizion të ri për zhvillimin e vendit, në krye me Bedri Hamzën si kryeministër.”, tha ai.

Krasniqi gjithashtu theksoi se programi qeverisës i kandidatëve të PDK-së është hartuar në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe bizneseve.

“Ky program do të ndihmojë zhvillimin e Rahovecit dhe të gjitha komunave të Kosovës, pa dallime politike.”

Kryetari i Degës së PDK-së në Rahovec, Edon Cana, nënvizoi përkushtimin e strukturave partiake për mobilizimin dhe unifikimin e potencialit të PDK-së në këtë komunë.

“Ne po punojmë për të ndihmuar çdo anëtar dhe për të maksimizuar ndikimin tonë në zgjedhjet e ardhshme,” tha Cana.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e të gjitha strukturave të PDK-së në Rahovec zgjodhën Emerllah Spahiun si shef të shtabit zgjedhor dhe u dakorduan që Dega e PDK-së në Rahovec së shpejti t’i propozojë kandidatët e saj për deputet./pp/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit