8.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Krasniqi: PDK-LDK duhet ta ndërpresin shantazhin ndaj opozitës

Jakup Krasniqi-NismaDeputeti i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi i ka bërë thirrje Kryeministrit Isa Mustafa të përqendrohet në punët për ta parandaluar ikjen e qytetarëve të Kosovës e jo te blerja e opozitës.

Krasniqi ka bërë thirrje të ndalet shantazhi, kërcënimi e joshja ndaj opozitës.

“..duhet t’i orientojnë në krijimin e kushteve, për ndaljen e trendit te ikjes se qytetarëve nga Kosova. Kjo është çështja kryesore sot”, ka shkruar Krasniqi.

“Kështu ky koalicion qeverisës duhet ta ndërpres çdo formë të shantazhit, kërcënimit dhe joshjes se njerëzve të opozitës për vende te punës (zv.ministra e diplomaci). Ata duhet ta ndërprenë çdo formë te pazareve për blerjen e njerëzve te opozitës me parat publike! Me këto veprime, ju edhe mund ta zgjidhni problemin e ndonjë profiteri apo edhe hallin e ndonjë individi, por kurrë jo problemet që jeni te thirrur t’i zgjidhni, pasi ato janë tepër komplekse për rezonin tuaj politik, intelektual, atdhetar e profesional”, ka shtuar ai.
Lexojeni të plotë reagimin

KRYEMINISTËR PËRQENDROU NË QEVERISJEN E VENDIT

Ditë më parë, Nisma për Kosovën i tregoj opinionit të gjerë, se qeveria e Kosovës së varfër, ka kabinetin më të madh qeveritar në Evropë, se po përgatitet të ketë një numër enormë te zv.ministrave, numër që nuk e gjënë në asnjë kabinet tjetër qeveritar ne boten demokratike?!.

Se nga kjo përbërje e Kabinetin qeveritar do te shpenzohen shuma të mëdha të parasë publike. Është e qartë, shteti ynë nuk e ka luksin të shpenzoi shuma të mëdha të parasë publike për salltanetet e qeveritarëve të shumtë e të panevojshëm. Situata ekonomike dhe politike në vend, e sidomos ikjet e qytetarëve për një jetë më të sigurt e të dinjitetshme, është duke trokitur fuqishëm në ndërgjegjen e çdo qeveritare (te koalicionit të madh qeverisës), për një qeverisje ekonomike në shërbim të qytetarëve, në mënyrë që atyre tu kthehet shpresa dhe besimi i humbur me të drejtë, tek njerëzit që po qeverisin me Kosovën.

Është në obligimin e këtij koalicioni qeverisës që një herë e mirë t’i depolitizoj te gjithë shërbimet publike (arsimin, shëndetësinë e policinë) dhe administratën shtetërorë, nga politizimi i skajshëm, pasi Kosova dhe buxheti i saj është i te gjithë qytetarëve të Kosovës e jo vetëm i fanatikëve te partive politike te koalicionit (shpeshherë pa përgatitjen e duhur intelektuale e profesionale). Kështu ky koalicion qeverisës duhet ta ndërpres çdo formë të shantazhit, kërcënimit dhe joshjes se njerëzve të opozitës për vende te punës (zv.ministra e diplomaci). Ata duhet ta ndërprenë çdo formë te pazareve për blerjen e njerëzve te opozitës me parat publike! Me këto veprime, ju edhe mund ta zgjidhni problemin e ndonjë profiteri apo edhe hallin e ndonjë individi, por kurrë jo problemet që jeni te thirrur t’i zgjidhni, pasi ato janë tepër komplekse për rezonin tuaj politik, intelektual, atdhetar e profesional.

Qeveritarët e koalicionit qeverisës, gjithë angazhimin e tyre politik, gjithë angazhimet e parasë publike, gjithë përgjegjësitë e tyre profesionale, intelektuale e politike duhet t’i orientojnë në krijimin e kushteve, për ndaljen e trendit te ikjes se qytetarëve nga Kosova. Kjo është çështja kryesore sot! Ky është obligimi i tyre kushtetues, ligjor e përfaqësues. Natyrisht që ky trend nuk ndalet pa politika të qarta programore e zhvillimore, te cilat po i mungojnë Kosovës që 15 vjet. Ne këto politika duhet të përqendrohet Kryeministri dhe vartësit e tij te koalicionit, e jo në pazaret e cekura politike (pazare xhambazësh), pasi ato pazare mund vetëm ta zgjasin agonin e keq qeverisjes në Kosovë ( për çka si duket është formuar ky koalicion), por nuk zgjidhin asnjë problem evident i qytetarëve tanë.

Ju, krerët e institucioneve te Kosovës, si dhe vartësit e juaj, duhet ta ushtroni e edukoni mënyrën e komunikimit me qytetarët, pasi ju keni obligime për kualitetin e jetës së tyre. Ata e kanë edhe të drejtën që të janë edhe “shigjetarë të lirë”! Juve u mungon ky komoditet!

Më Shumë

Prizreni ballafaqohet me reduktim të furnizimit me ujë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve gjatë verës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar qytetarët e Prizrenit për reduktime të furnizimit me ujë, të cilat vijnë si pasojë e temperaturave...

KH Rahoveci: Ejani na përkrahni që të bëjmë historinë

KH Rahoveci kërkon përkrahje nga tifozët në garat evropiane. Rahoveci pasi e shkroi historinë e sportit në Kosovë, tashmë po vazhdon ëndrrën përrallore në Evropë...

Lajmet e Fundit