10.9 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Krasniqi: Tash bllokuese është PDK, seanca të thirret

Jakup Krasniqi14-12Pas vendimit të Bllokut duhet të thirret seanca dhe të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Duhet të respektohet Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Tash, bllokada ka adresë dhe ajo është PDK’ja. Zgjedhje s’mund të ketë pa u konstituua Kuvendi. Nuk kam koment për deklaratën e Ambasadores Jacobson. Ish-Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, flet për Express.Express: Cilat janë hapat e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës pas vendimit të Bllokut për të votuar Kryeparlamentarin nga PDK’ja?
J. Krasniqi: Konsideroj, se pasi është hapur rruga për konstituimin e Kuvendit, seanca duhet të thirret. Ky hap duhet të përfundojë. Është i domosdoshëm të bëhet konstituimi i Kuvendit e pastaj të respektohen procedurat. Të gjithë janë thirrur në Kushtetutë dhe rregullsi, atëherë, duhet të shkohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ia ka kthyer Presidentes.

Tash, duhet të thirret seanca dhe të përfundon çështja e Kuvendit. Pastaj vjen çështja tjetër e mandatarit. Edhe çështja e mandatarit duhet të shkojë sipas asaj përgjigjes që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Cilido tentim për të penguar, realisht, bien ndesh me aktvendimet dhe me interpretimet që i ka bërë Gjykata Kushtetuese.

Express: Nëse nuk e thërret Flora Brovina seancën, atëherë, kush duhet ta bëj një gjë të tillë?

J. Krasniqi: Dihet se seancën e parë e thërret Presidentja, nëse jo Presidentja, atëherë e thërrasin deputetët. Tanimë problemi dhe bllokada e ka adresën. Tash, është PDK’ja dhe kjo është e qartë.

Express: A ka rrezik të shkohet në zgjedhje nëse vazhdohet bllokada?

J. Krasniqi: Pa u konstituua Kuvendi nuk mund të provokohen zgjedhjet e jashtëzakonshme se edhe kjo çështje është shumë mirë e precizuar, gjithnjë sipas, Kushtetutës. Në rastin nëse nuk merr votat e mjaftueshme Qeveria atëherë mund të shkohet në zgjedhje të reja. Edhe në rastin kur dështon për herë të tretë zgjedhja e Presidentit mund të shkohet në zgjedhje. Rasti tjetër kur mund të shkohet në zgjedhje është kur votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë dhe kur deputetët votojnë për shpërndarjen e Kuvendit. Por, pa u konstituua Kuvendi nuk mund të vijnë në radhe të tjerat.

Express: Mirëpo, Presidentja po i përmend edhe zgjedhjet si mundësi për të zgjidhur problemin?

J. Krasniqi: Me Kushtetutë dihet dhe e përmenda se si mund të shkohet në zgjedhje të reja. Tani për tani pa u konstituua Kuvendi nuk mund të krijohet rast për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Express: Shumë pak zyrtarë politikë kanë folur për deklaratën e Ambasadores Jacobson. Cili është komenti juaj për thirrjen e saj drejtuar liderëve që mos e “dhini punën”?

J. Krasniqi: Jo, nuk kam koment.

Më Shumë

Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 12.00

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet nesër në ora 12.00. Zhvillimi vie pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani...

Peja triumfon në Therandë, kualifikohet në gjysmëfinale 

Peja është gjysmëfinalistja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët në ndeshjen e tretë çerekfinale dhe vendimtare fituan ndaj Golden...

Lajmet e Fundit