21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Krasniqi: Thaçin e Veselin s’i kam miq

Jakup Krasniqi-NismaIsh-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se Kadri Veseli nuk është kundërshtari i tij në PDK. Ai ka thënë se Veseli, ka hyrë vonë drejtpërdrejt në politikë. Krasniqi ka thënë se koalicioni PDK-LDK po tregohet i pafuqishëm në raport me serbët. Ndërsa ka thënë se seanca e së hënës ka qenë vendimtare, për të marrë vendim të tërhiqej nga mandati i deputetit.

Duke folur për ndikimet e Kadri Veselit në Partinë Demokratike të Kosovës, Krsniqi ka thënë se “e kam thënë edhe më herët, se ai nuk ka qenë jashtë vendimmarrjes në Partisë Demokratike. Personalisht nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë mosmarrëveshje me të. Por ne (ai dhe Fatmir Limaj v.j.) dolëm para se Veselit të futet zyrtarisht në PDK”.

Ish sekretari i PDK-së, ka thënë se ajo që nuk i ka pëlqyer mënyra se si Thaçi e ka drejtuar partinë.

“Nuk më ka pëlqyer se si është udhëhequr partia, dhe më pas edhe mënyra se si është udhëhequr Qeveria”, ka thënë Krasniqi, ka thënë Krasniqi, përcjell koha.net.

“Thaçi nuk na ka dëgjuar as mua as Limajn që të shtyhen zgjedhjet në parti, që të verifikohet anëtarësia dhe që zgjedhjet të mbahen me parimin një anëtar një votë”, ka thënë Krasniqi.

Me të dy këto personalitete të partisë, dikur miq të tij, Krasniqi thotë se nuk i konsideron më të tillë.

“Unë mund të pi kafe me këdo, por nuk mund të kemi marrëdhënie politike. Dallojmë shumë në politikë, dhe në këtë rrafsh është shumë e vështirë të na takohen rrugët. I kam pasur miq dhe kemi bërë punë të mira për Kosovën, por janë punët për Kosovën e jo interesat personale që na ka ndarë rrugët”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi është përgjigjur edhe në pyetjet rreth beneficioneve si ish-kryetar, dhe nëse nga posti i deputetit ka hequr dorë për shkak të këtyre beneficoneve, përcjell koha.net.

“Unë kam bërë kërkesë në kryesinë e Kuvendit që dua t’i gëzoj privilegjet që i lejon ligji. Ka qenë e drejtë e imja që të vendosi se cilat të ardhura i dua, ato të ish-kryetarit apo ato të shefit të Grupit Parlamentar dhe të qenit anëtarë i Komisionit. Por kam pasur të drejtë që të marrë edhe ato të deputetit edhe ato të ish-kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shprehur bindjen se Jabllanoviqi e ministrat tjerë, sikur edhe kryetarët serbë të komunave në Kosovë, më shumë do t’i përgjigjen politikës së Serbisë, se sa institucioneve në Kosovë.

“Ata do t’i përgjigjen kryeministrit Mustafa vetëm atëherë kur vendimet e tij mund të shkojnë në favor të tyre, dhe kësisoj drejtpërdrejt në favor të politikës së Serbisë”, ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, sipas tij, Krasniqi ka thënë se koalicioni PDK-LDK po tregohet i pafuqishëm në raport me serbët, përcjell koha.net.

“Realisht këtij koalicioni ia kam frikën. Nuk kanë treguar një vendosmëri për të marrë vendimet e duhura. Jabllanoviqi e përdori një term i cili nuk është i ri, prej fillimit të shekullit të kaluar, e ndoshta edhe më herët dhe kur politika shtetërore e Serbisë i ka trajtuar si egërsira”, ka thënë Krasniqi.

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kur ka folur për tërheqjen e tij nga jeta parlamentare, duke lënë kësisoj edhe postin e deputetit ka thënë se seanca e së hënës ka qenë vendimtare për të marrë një vendim të tillë.

“Në seancën e së hënës kishte përpjekje për të manipuluar votat e e deputetëve. Shumica nuk e pa të nevojshme që të arsyetojë në detaje ligjin e caktuar për ndërmarrje publike. Seanca ishte antikushtetuese”, ka thënë Krasniqi.

“Seanca e fundit ishte kulmi për të marrë një vendim definitiv. E patëm diskutuar me Nismën edhe më herët, por e kemi lënë duke besuar se mund të kryeja disa detyra. Ishte e vështirë”, ka thënë Krasniqi.

Ai nuk ka pranuar ta quaj dorëzim të tij para sfidave të politikës. Ka thënë se do të mbetet në Nisma për Kosovën, dhe se për organizimin më të mirë të partisë.

Më Shumë

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Lajmet e Fundit