Kritikohet Kylian Mbappe

Edhe pse dhuroi një paraqitje të mrekullueshme në sfidën e fituar 4-0 ndaj Clermont, Kylian Mbappé nuk u ka shpëtuar kritikave në Francë. Lojtari i përfaqësueses franceze, protagonistët kryesorë në triumfin e radhës, por u kritikua për egoizmin e tepruar që shfaqi në të paktën dy raste.

Në vend që të pasonte për shokët e skuadrës, që ishin të pambuluar dhe mund të shënonin lehtësisht, tentoi vetë portën, por pa sukses.

I pari që reagoi kundër talentit francez ishte Sidney Govou. Ish-lojtari i Olympique Lyon publikoi një cicërimë rrjetet sociale me imazhin e rastit në të cilin Mbappé nuk bashkëpunon me Rafinhan.

Kritiku i dytë i ashpër ishte Lizarazu. Ish-futbollisti I kombëtares franceze foli në programin “Telefoot” për egoizmin e Mbappésë dhe Neymarit dhe çfarë mund të fitojnë ata si grup me Messin:

“Ajo që më bëri përshtypje kundër Reims ishte loja e Messit me prekjen e topit. Ai I bën shokët e tij të skuadrës të luajnë. Ajo që ne zakonisht nuk e shohim me Neymarin dhe Mbappenë.”/SS/

Më Shumë

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit