16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kryeministri Kurti: Kosova ka nevojë për një kryeprokuror të guximshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit që do të mbahet sot është tejet i rëndësishëm për qytetarët dhe shtetin e së drejtës.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "L G Asociation "Loyola-Gymnasum" KONKURS PER REGJI?TRIMIN E NXENESVE PER VITIN SHKOLLOR 2022-2023 KLASAT 6,10 Per nxënësit interesuar ofrojme akomodim në konvikte, nga hëna deri të premten. Ofrojme mesim pergatitor per provimin pranues. Më shume info: 044 434 087 alg-info@alg prizren.com Rruga Tranzitit, Petrovë 000, Prizren, Kosovë www.alg-prizren.com/aplikimet C"

Kurti ka thënë se pret që ky proces të jetë i drejtë dhe transparent.

Sipas tij, Kosova ka nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.

“Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit. Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve. Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik”,  ka shkruar Kurti në faqën e tij Facebook.

Tutje ka shkruar ai, se krimi i organizuar, korrupsioni duhen luftuar kudo e tërë kohën.

“Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare. Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor”, ka shkruar Kurti në facebook.

Më Shumë

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

Viniciusi i përlotur: Gjithnjë e më pak po e ndjej futbollin

Anësori brazilian, Vinicius Jr, ka thënë se çdo herë e më pak po e ndjen lojën e futbollit për shkak të sulmeve raciste që...

Lajmet e Fundit