Kryetari i Suharekës kërkon nga qeveria Hoti subvencione për bujqit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj me fillimin të korrje-shirjeve, falenderoi Ministrin Mustafa dhe Kryeministrin Hoti për pjesmarrjen dhe apeloi që sa më shpejt tu dalin subvencionet bujqëve.

“Jemi në Shirokë në Komunën e Suharekës. Rendimentet janë shumë më të mira se vitet e kaluara. Diku sillen prej 4.5 tonë deri në 7 tonë.  Bujqit janë të kënqaur. Unë apelojë tek Ministri që sa më shpejt të dalin subvencionet”.

Ndërsa fermeri Nysret Bajraktari tha se të gjitha shpresat sa i përket subvencioneve i kanë te qeveria Hoti.

Fermeri Nysreti tha se presin subvencionet. Nga komuna deri më sot nuk kanë pasur subvencione, por shpresojë të na ndihmojë Ministria në të ardhmen, përndryshe me u marrë me aktivitet bujqësor në Kosovë është kogja vështirë. Por shpresat i kemi në qeverinë Hoti.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit