Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se ishte nder i veçantë t’i pres dy figura të shquara të shoqërisë shqiptaro-amerikane, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn.
Ai ka treguar se gjatë këtij takimi biseduan për rolin kyç të lobimit shqiptar në ShBA, kontributin e bashkëkombësve tanë atje dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit për avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën dhe për kombin tonë.

“Vlerësoj lart angazhimin e z. Bajraktari dhe z. Gecaj për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, nga mbështetja vendimtare për UÇK-në dhe proceset drejt lirisë e pavarësisë, deri te ndërtimi i institucioneve të shtetit të Kosovës dhe forcimi i pozitës së vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.
Ai ka theksuar se kontributi i tyre ka qenë i pazëvendësueshëm sidomos në konsolidimin e marrëdhënieve strategjike Kosovë-ShBA.
“Përmes lobimit të pandalshëm, lidhjeve të fuqishme me politikëbërës amerikanë dhe rolit të tyre në komunitetin shqiptaro-amerikan, ata kanë ndihmuar që zëri i Kosovës të dëgjohet qartë, drejtësisht dhe me dinjitet në Uashington. Faleminderit për vizitën dhe për punën e palodhshme në mbështetje të vendit tonë!”, ka shkruar Latifi.
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

