15.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përballë Dubois

Anthony Joshua do të ketë një avantazh të lehtë në peshë ndaj Daniel Dubois të shtunën mbrëma pasi rivalët u ngjitën në peshore.

Joshua peshonte 114.5 kilogramë krahasuar me 112 kilogramë të Dubois para qindra fansave në sheshin Trafalgar të Londrës.

Më pas, të dy rivalët u përballën për herë të fundit përpara se Dubois të vendosë titullin e tij botëror në peshën e rëndë përpara 96,000 tifozëve në Wembley këtë fundjavë.


Anthony Joshua do të përballet me Daniel Dubois në Wembley më 22 shtator në ora 00:00 sipas kohës tonë lokale.

Duke folur nga skena, Joshua tha: “Kjo është energjia. Thjesht dua t’ju jap një falënderim masiv për ju djema që qëndroni me mua në të keq dhe në të mirë. Dhe nëse mund të kërkoj një nder, shkoni në shtëpi dhe lutuni për mua që të bëhem tre herë kampion i botës në peshat e rënda”.

Ndërkohë, Dubois dëshiron ta tërheqë Joshuan në “vendin e errët” ku ishte pas humbjes së tij të dytë nga Oleksandr Usyk dy vjet më parë. /Telegrafi/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Gjendet një granatë dore në oborrin e Spitalit të Prizrenit

Një granatë dore është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas marrjes së...

Samra Kërqagu zgjidhet kryesuese e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara në Rahovec

Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2025, në prani të anëtarëve të tij dhe nën udhëheqjen e...

Lajmet e Fundit