17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Do kthehesha në mitrën e nënës

Yoko OnoE lindur në Tokyo, Yoko Ono, 81 vjeçare, është artiste e mirënjohur e multimedias dhe promovuese e paqes. Ajo është shkolluar për muzikante para se të bëhej artiste performuese në New York. Ka qenë e martuar me John Lennon, prej vitit 1969 deri në vrasjen e tij më 1980. Ono e ka një vajzë që quhet Kyoko me një burrë të mëparshëm, si dhe një djalë, Sean, me Lennon.
Kjo është një intervistë e saj, me Pyetje/Përgjigje, për The Guardian.

Kur keni qenë më së shumti e lumtur?
Yoko Ono: Kur fle.
Cila është frika juaj më e madhe?
Yoko Ono: Ajo së cilës i frikësohem se do të vijë.
Cila është kujtimi juaj më i hershëm?
Yoko Ono: Kur kam qenë në mitrën e nënës.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti dhe përse?
Yoko Ono: Veten, sepse e njoh veten më së miri.
Për çfarë tipari tuajin ndjeni keqardhje?
Yoko Ono: Kur aksidentalisht e shikoj veten në pasqyrë.
E tek të tjerët?
Yoko Ono: Kur nuk kanë mirësjellje ndaj të tjerëve.
Cili ka qenë momenti juaj më i turpshëm?
Yoko Ono: Kur ua harrova juve emrin.
Ç’posedim juaji ka vlerën më të madhe?
Yoko Ono: Mendja ime.
Cila do të ishte fuqia juaj më e madhe?
Yoko Ono: Aftësia për të kujtuar që jam OK.
Nëse do të mund të kthenit diçka të zhdukur në jetë, çfarë do të zgjidhnit?
Yoko Ono: Burrin tim, i cili ka qenë mirësi për botën.
Kush do t’ju luante në filmin për jetën tuaj?
Yoko Ono: Vajza ime.
Cili është zakoni juaj më i papëlqyeshëm?
Yoko Ono: Tregimi i së vërtetës.
Çka dëshironit të bëheshit gjersa rriteshit?
Yoko Ono: Shkrimtare.
Cila libër jua ka ndryshuar jetën?
Yoko Ono: Një që e kam shkruar në vitin 2000, Frutarrushi (Grapefruit), që është një libër me sugjerime për artin e jetën. Është lexuar goxha shumë.
Cila është fjala juaj e preferuar?
Yoko Ono: Dashuria.
A është më mirë të japësh a të marrësh?
Yoko Ono: Të japësh, jep kënaqësi. Të marrësh, mund të jetë e sikletshme.
Çka u keni borxh prindërve?
Yoko Ono: Urtësinë.
Kujt do të donit t’i thoshit më së shumti “më vjen keq” dhe përse?
Yoko Ono: Nënës sime. Nuk i kam thënë asaj të dua aq shumë sa është dashur.
Çka ose kush është dashuria më e madhe e jetës suaj?
Yoko Ono: Burri im.
Cila ka qenë puthja më e mirë e jetës suaj?
Yoko Ono: Atë që John ma ka dhënë përpara se të vdiste.
A keni thënë ndonjëherë “të dua” dhe nuk e keni menduar atë?
Yoko Ono: Është shumë e rrezikshme ta thuash nëse nuk e mendon.
Kë do ta ftonit në darkën tuaj të ëndrrave?
Yoko Ono: Të gjithë aktivistët që mundohen ta bëjnë botën më të mirë.
Kush ka qenë dëshpërimi juaj më i madh?
Yoko Ono: Unë.
Nëse do të mund të ktheheshit prapa në kohë, ku do të shkonit?
Yoko Ono: Në mitrën e nënës sime, që ta kaloj më mirë kësaj radhe.
Sa shpesh bëni seks?
Yoko Ono: Varet se çka quani seks.
Kur keni qenë më së afërti me vdekjen?
Yoko Ono: Çdo ditë.
Cili është suksesi juaj më i madh?
Yoko Ono: Që kam mbijetuar 81 vjet, dhe po pres të tjera.
Çka ju mban zgjuar natën?
Yoko Ono: Qielli i bukur i natës.
Çfarë kënge do të donit të luhej në funeralin tuaj?
Yoko Ono: Nuk besoj në funerale.

The Guardian / Përktheu: Politiko.net

Më Shumë

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Lajmet e Fundit