11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Përplasen Vjosa Osmani e Sadri Ferati

vjosa osmani sadri feratiMbledhja e djeshme e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nuk ka kaluar edhe pa tensione. Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetes më të votuar femër në Lidhjen Demokratike të Kosoës, Vjosa Osmani me kryetarin e degës së kësaj partie në Mitrovicë, Sadri Ferati.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda takimit të Këshillit të Përgjithshëm. Deputetja Vjosa Osmani duke folur për zgjedhjet në parti, kërkoj që ata kryetar degësh që kanë dështuar duhet që të lëshojnë rrugë. Ajo tha se duhet t’u lëshohet rruga njerëzve të rinj, në të gjitha ato degë ku kanë dështuar.
Pas këtij fjalimi të Vjosa Osmanit, ka reaguar kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, prej nga vjen edhe deputetja më e votuar femër, Sadri Ferati.

Ai i ka thënë Vjosa Osmanit se është shumë e lehtë që të flitet nga Prishtina. “Është shumë lehtë që të flasësh nga Prishtina, e pastaj në teren të mbledhësh vota”, ka thënë Ferati.

Ndryshe, LDK-ja në Mitrovicë kishte dështuar keq në zgjedhjet e fundit lokale, duke mos arritur që të futet as në balotazh.

Ndërkohë, Gazeta Blic merr vesh se kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri nuk do të kandidoj më për kryetar dege. Kështu i ka thënë Gazetës një zyrtar i LDK-së, i afërm me Lutfi Hazirin.

Mirëpo, më herët është raportuar se Haziri mund të jetë një nga kandidatët në garën për kryetar të partisë, ndonëse ky i fundit ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Përgjithshëm ka marrë vendim që zgjedhjet të mabahen nga muaj mars deri në muajin maj.

Ka pasur ide e propozime që zgjedhjetë të bëhen në bazë të formilës një anëtar një votë, mirëpo kjo ide e Alma Lamës dhe e Vjosa Osmanit nuk ka gjetur mbështetje në Këshill të Përgjithshëm.

Gazeta Blic edhe dje ka raportuar se Isa Mustafa është pritur shumë ftoftë në mbledhje të KP-së. Pos që askush nuke duartrokiti për shkak të zgjedhjes së tij kryeministër, me hyrjen e tij në sallë, askush nuk u qua nga karriget në shenjë respekti./ Gazeta Blic

Më Shumë

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Lajmet e Fundit