11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Kthimi nga Shqipëria i kosovarëve pas festave të fundvitit shkakton tollovi në Morinë

Shqipëria ishte destinacioni i mijëra shtetasve kosovarë për festat e fundvitit. Pas përfundimit të pushimeve ata po rikthehen në vendin e tyre.

Largimi është shoqëruar me fluks në doganën e Morinit.Sipas të dhënave, siç raporton Oranews, rezulton se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë larguar 10 mijë persona dhe 5 mijë automjete.Shtimi i personelit në këtë pikë kufitare ka bërë të mundur shmangien e radhëve.

Ndërkohë të shtunën qyteti i Kukësit u zgjua i mbuluar nga mjegulla, duke krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve.Situata ka qenë e njëjtë edhe në Rrugën e Kombit ku ka pasur prezencë të mjegullës së dendur.

Në disa akse, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar edhe ngrica ndërsa meteorologët parashikojnë në vijim reshje dëbore.

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit