19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Ku mbetën protestat e aksionet për largimin e Ramdan Mujës?

Protesta kunder MujesGrupi i Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin” ka harruar “misionin” të cilin ia patë dhënë vetes – pengimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja që të shkojë në punë, dhe rrjedhimisht, detyrimin që të jap dorëheqje.

Ky grup që kryesisht ishte përbërë nga pjesëtar të shoqërisë civile, pjesëtar të partive opozitare në Prizren dhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, është lodhur vetëm pas disa protestave.
Ndonëse patën paralajmëruar se nuk do të tërhiqen derisa ta largojnë nga pushteti Mujën, ata tashmë duket se e kanë bërë një gjë të tillë. Madje, ende pa filluar mirë presionin publik.
Pas protestës së fundit që kanë pasur, njëri nga organizatorët e tyre, në emër të Grupit të Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin”, Lirim Krasniqi, patë thënë se kërkesat për dorëheqjen e Ramadan Mujës nga posti i të parit të Prizrenit tash e tutje nuk do të shprehen në formë të protestave klasike, por përmes debateve me qytetarët.

Por, janë bërë disa javë dhe ky grup nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, përfshirë edhe organizimin e ndonjë debati “të vogël” në Prizren.
doreheqje 2

Ndërkaq, i kontaktuar nga Gazeta Blic, organizatori tjetër i protestave në Prizren, Kastriot Jahaja, ka thënë se pas përfundimit të protestave dyjavore Grupi i Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin” ka pasur takime të ndryshme me qytetarë me qellim të ngritjes së vetëdijes, siç ka thënë ai, për kërkim të përgjegjësisë publike dhe llogaridhënies.

“Kryetari i dënuar Muja pavarësisht përpjekjeve të tij për të dorëheqje këtë nuk ka mundur ta bëjë sepse ka presion nga kryeministri Thaçi që ta mbajë atë post. Ne edhe sot i kërkojmë dorëheqje, por dorëheqja si akt është morale dhe nëse ai profesor doktor që në këtë moshë nuk e ka kuptuar ende çfarë është morali, ne këtë mund nuk mund t’ia mësojmë. Për aksionet e ardhshme që do tijen publike do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

E nga ana tjetër, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, i cili ka qenë ndër më të zëshmit për largimin e Ramdan Mujës, dhe i cili gjithashtu ka marrë pjesë në prostata, ka thënë për Gazetën Blic se Grupi i Qytetarëve Aktiv “Për Prizrenin” është mbështetur nga kjo lëvizje, dhe do të mbështet edhe në të ardhmen në çfarëdo aktiviteti që ata ndërmarrin.

“Në organizim ka qenë krejt opozita, por protestat ka bërë ai Grupi i Qytetarëve Aktiv. Ne e kemi mbështetur si lëvizje, edhe opozita, por, më pas gjatë organizimeve të ndryshme, këta qytetarët aktiv e kanë paraparë që të kenë aksione simbolike, ta krijojnë një masë kritike dhe mbi atë bazë të kualitetit në Prizren do të veprojmë”, ka thënë ai.

Rexha ka kujtuar se në përpjekje për mos ta pranuar, siç ka thënë ai, autoritetin e padrejtë të ish- kryetarit Muja, opozita e ka lëshuar sallën e Kuvendit Komunal në mbledhjen e fundit që ka pasur Kuvendi.

“Tash për tash Grupi i Qytetarëve Aktiv po parasheh mbajtjen e disa tubimeve, edhe aksione simbolike për të marrë formën e organizimit të protestës. Kështu që në momentin kur shoqëria civile të jetë e gatshme për të protestuar, Vetëvendosje është aty”, ka thënë ai.

Nga mesi i muajit mars të këtij viti,Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja, me dy vjet burg me kusht. Ai gjatë tri viteve të ardhshme duhet të ruhet që mos të kryej vepra tjera penale. Muja është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjegjësisht, për shndërrimin e një prone nga prona publike në atë privat, pa i përfillur fare procedurat, dhe pa vendim të Kuvendit Komunal./Gazeta Blic/

Ku mbetën protestat e aksionet për largimin e Ramdan Mujës?

Më Shumë

“Hardh Talk” diskuton për trashëgiminë kulturore dhe historike të kultivimit të hardhisë së rrushit dhe prodhimit të verës

Në kuadër të festës tradicionale të rrushit, Hardh Fest, sot në sallën e kuvendit të Komunës së Rahovecit u mbajt “Hardh Talk” – tryeza...

Bashkimi gati për Superkupën e Kosovës, përballet me Yllin në çerekfinale

Klubi i basketbollit Bashkimi ka njoftuar se është gati të nisë rrugëtimin e tij në Superkupën e Kosovës për sezonin 2024/25. Ekipi do të...

Lajmet e Fundit