4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ku shkojnë kosovarët?!

Abdullah Thaci15-14Shkruan: Abdullah Thaçi

Thirrjet e disa ministrave të qeverisë së Kosovës, veçanërisht ministrit (picimul) të punëve të brendshme që mos më lëshua Kosovën, me vet jo seriozitetin e tij, ishin shumë neveritëse!

Mesazhin që jepte ai të lente me nënkuptua se kosovarët po ikin nga Kosova për inat të këtij koalicioni qeverisës, me qëllim për mi dhënë shkas opozitës për me akuzua qeverinë!

Shumë e çuditshme apo?!

Pikërisht e kundërta, ikja e tyre nënkupton rehabilitimin e këtij koalicioni qeverisës! Ata e dinë më mirë se sa unë se nga Kosova ikin pjesa më e revoltuar e popullsisë. Ata që nuk kanë as ëndrra as shpresë se një ditë do të behët mirë. Ata, realisht janë vet bomba e kurdisur e kësaj popullate, e cila në kushte normale, në një vend tjetër, në çdo çast do të kishte krisur si një revolt e pa kontrolluat, por gjithsesi e arsyeshme qytetare! Prandaj, ikja pa adresë e kosovarëve, është vet fati i “mirë” i qeveritarve. Realizimi më i mirë i lutjeve të tyre, të cilët edhe e duan qetësin në kolltukët dhe xhipat e tyre.

E mira e kësaj të keqe është se ata që ikin nga këtu vërtetë kanë nevoje për bukën e gojës, për mirëqenie dhe qetësi njerëzore. Ata që ikën, përkundër propagandës qeveritare, pjesa dërmuese e tyre nuk do të kthehen .!

Pse? Sepse ata janë ajka rinore e kësaj shoqërie të shëndoshë, e cila në mënyrë të përkryer përmbushë vakumin e popullsisë së Evropës e cila dita ditës po plakët.

Për shembull, vetëm Gjermania, çdo vit, ka nevojë për 100 mijë njerëz të ri të cilët plakën dhe dalin në pension, e të cilët nuk ka kush ti zëvendësoj në vendet vakante që ata i lenë pas pensionimit. Atëherë, kush ma mirë se kjo racë e bardhë, e pastër dhe me intelekt mund ta plotësojë këtë numër të popullsisë, jo vetëm të Gjermanisë, por të gjithë kontinentit të vjetër?

E keqja e kësaj të keqe për Kosovën, nesër do të jetë, se këta që ikin sot, ilegalisht apo legalisht, është fakti, se mllefi i tyre nga Kosova, do të shndërrohet në punë, e puna e tyre do të krijojë të mira materiale, ato të mira materiale do të krijojnë mirëqenie, ajo mirëqenie do të krijojë kapital, e ai kapital një ditë ndoshta do të provohet të kthehet në Kosovë!

Por, atëherë do të jetë shumë vonë. Sepse bashkë me kapitalin, me vitet atje, ata krijuan edhe familje, ajo pjesë e familjes, që i bije të jenë pasardhësit e tyre të rritur apo edhe të lindur ne atë tokë nuk do të pranojnë të kthehen në atdheun e huaj, pavarësisht që ajo tokë është atdheu i prindërve të tyre. E atëherë, askush në moshën e shtyrë të pensionit, nuk ka ku të shkojë pa familje. E kështu së bashku me kapitalin mbetet në dheun ka e krijuar atë, ne atdheun e pasardhësve të tij!

Ndoshta pak e zgjata, por në kushte normale ky është zinxhiri i pasojave që do ta përcjellin Kosovën nga largimet e imponuara sot nga politikat korruptive të qeverive të pas luftës që kanë krijuar një zhgënjim në masë të madhe.

Nga Kosova nuk ikin vetëm ata që nuk kanë një profesion. Nga Kosova sot po ik truri. Ikën dhe po përgatitën ligjërisht të ikin mjek, inxhinier, ekonomist e çka tjetër…

Njëri nga ta që po përgatitet për një ikje legale nga ky pseudo shtet i padronëve të lirisë jam edhe unë.

Vetëm më duhet të pres edhe pak, deri sa ta marr fizikisht diplomën e studimeve post diplomike si dëshmi se unë jam ky me këtë kualifikim, ky që nuk iu desha Kosovës, sepse Kosova është “shtet” I mafisë dhe baronëve të drogës, e unë nuk pranova të jem anëtar i lozhave të tyre.

Atje ku do të shkojë, fjala e parë që kam vendos të ju them, është: faleminderit që keni nevojë për mua. Ju betohem se do të punojë me zell.

Më Shumë

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Lajmet e Fundit