11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Kuçi bën fushatë me para të Komunës së Suharekës

Blerim KuciNdonëse zgjedhjet lokale do të mbahet pas tre muajsh, Suhareka tashti duket si të ishte në vrullin e fushatës zgjedhore. Pankartat e vendosura nga partia në pushtet AAK-ja, në sheshin kryesor të qytetit, e në të cilat pasqyrohen premtimet e realizuara të kreut të saj, të japin përshtypjen se zgjedhjet janë vetëm disa ditë larg. Siç raporton KTV-ja, në këto pankarta, që kanë logon e AAK-së, janë të vëna premtimet dhe projektet e realizuara.

Partia rivale e AAK-së, LDK-ja, e cila së fundmi ka bërë publik emrin e kandidatit të saj për zgjedhjet e 3 nëntorit, e akuzon partinë në pushtet se po keqpërdor pushtetin në funksion të fushatës zgjedhore.

Sipas kandidatit të kësaj partie, Sali Asllanaj, pllakatet e vendosura me logo të AAK-së janë bërë me mjete të qytetarëve, gjë që paraqet keqpërdorimin të taksave të qytetarëve.

Por, kreu aktual i Suharekës, Blerim Kuçi nuk e konsideron këtë aspak si fushatë zgjedhore. Këto pankarta të vëna në qendër të qytetit, sipas Kuçit, janë formë e pasqyrimit të punës që ka kryer ai deri tashti. Madje, Kuçi nuk e mohon se këto pankarta janë vendosur me fonde të Komunës, me gjithë faktin se përmbajnë logon e partisë së tij.

Qytetarët suharekas, ndërkaq, vendosjen e këtyre pankartave e vlerësojnë në mënyra të ndryshme. Megjithatë, ka edhe të tillë që thonë se kjo fushatë e bërë është jo legjitime. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 3 nëntor, ndërsa fushata për to pritet të zgjasë nga 3 tetori e deri më 2 nëntor. Por kjo mund të ndryshohet në shtator, kur pritet të dërgohet në Kuvend Projektligji për reformën zgjedhore, i cili parasheh 15 ditë fushatë parazgjedhore.

Më Shumë

Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministër të Mbrojtjes, Enis Kervan.Ai uroi për pozitën Kervan dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e...

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit