2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Kur pushon së dashuruari, vdes!

Alda Merini: Kur dashuron
Përktheu: Natasha Lushaj

Nuk dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirt
i mbarsur me çaste dashurie.

Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje,
s’është më dashuri
nëse s’ke frikë mos e humbasësh.

Por kur vërtet dashuron,
ti jeton
ndoshta keq, a mirë,
por jeton.

E di kur vdes?

Kur pushon së dashuruari;
bëhesh asgjë
kur s’të dashurojnë më.

Nëse të plagos dashuria
shëroi plagët
dhe beso,
je gjallë.

Për atë që do
për atë që të do.

Më Shumë

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren në qendër të nismës për përmirësimin e hapësirave publike

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka filluar zbatimin e një nisme të re të quajtur “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”),...

President nga populli, Abrashi: Janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë proces

Edhe anëtari tjetër nga LVV, Artan  Abrashi ka thënë se ndonëse si rast është i vjetër, ai i ka kaluar të gjitha procedurat e...

Lajmet e Fundit