7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Kur themi “shkijet”?!

OpinionNga Ramiz Lushaj

1.
Në vetëdijen shpirtërore etnike u jetarrita me fjalathanien“shkau-shkina, shkijet” e cila ishte edhe një “valvulë” shkarkimi e një urrejtje bio-politike fill-e-skaj ndaj sllavëve ardhacakë – serbë e malazezë, që nuk na e ndanë të keqen tash njëmijë vjet. Astenjiherë nuk e kam lyp burimoren etimiologjike universale të kësaj “sharjeje” të lashtë, pasi ky emërtim mijëvjeçar ishte “armë lufte” ndaj sllavëve edhe në kohë paqeje.Kjo fjalathanie ishte thjesht një “vijë fetare” përveçuese e pasçarjes tragjike.Vinte nga konfliktet teologjike të “Skizmës së Lindjes” më 16 korrik 1054 kur të krishterët e botës së atëhershme (veçmas pas Kryqëzatës së Katërt në dyert e Konstadinipojës, më 1204) u thikandanë hendekshëm ndërveti në politikën kishtare dy pjesësh: në katolikë romanë dhe në kristianë ortodoksë.

Faktikisht nuk e kisha ndërmend me çplue dhe as me çupurit në këtë lami jo fort të shkelun e të eksploruem nga dijenitarët tanë shqiptarë (siç vetëbajnë sllavët e helenët për ortodoksizmin e tyne) po më gurgaci pena e mendja kombëtare e Sabri Maxhunit (Novosella) me artnimin e tij filozofiko-historik në tri kumtime publike: “Shqiptarët ortodoks, pjesa më e dhimbshme e kombit shqiptar”, “Pjesa dërmuese e banorëve të Maqedonisë, me prejardhje iliro-shqiptare” dhe “Kisha ortodokse greke – njësoj si Kisha ortodokse serbe”.

Ne – shqiptarët trojenik paganë në pellgun e Mesdheut jo vetëm e sollëm, por edhe e mbruajtën jetësisht e ligjërisht Krishtërimin në krejt trevat e tona të asokohshme ilire-dardane-epiriote-autariate-paione, dalmate, etj., me fillesë në kohët apostolike (shek. I pas Krishtit) dhe me njohje ndërkombëtare të asaj kohe si “një nga popujt e krishterë të botës” (shek. II-IV). Krejt ndryshe, sllavët e Jugut endeshin në turma të prapakthyeme padenjësisht në dyert e Kinës e në vrapandalje gjakatare e grabitqare në stepat e Rusisë nga një krahinë e Bjellorusisë, etj.

Albanalogu ma i shquar i Mesjetës shqiptare, prof. dr. Milan Shuflaj (1879-1931) kroat për nga kombësia, në veprën e tij të njoftun “Serbët dhe Shqiptarët” (Beograd, 1925) deklaron: “Fillimi i Krishtërimit ndër këto vise (Iliri) bën pjesë në historinë e shekullit të parë të këtij besimi”.

Apostulli ma i randsishëm i Jezu Krishtit, misionar i madh në zhvilimin e Krishtërimit, një prej autorëve kryesor të Biblës, Shën Pali (Palaus) udhëtoi në vitet ’50 – ’60 edhe në trevat shqiptare në Prevezë e Nikopol, Durrës, Mat, Lezhë, Zadrimën e Epërme apo në brigje të liqenit të Shkodrës (në disa nga këto vende kah mesjeta ka pasë kisha të Shën Palit). Kjo dëshmohet edhe tek Bibla, në letrën e Apostullit Pal drejtue romakëve: “Prej Jerusalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam përhapur Ungjillin e Krishtit…”.

Në vitet apostolike, në ato kohëna të vështira të ndalesës ligjore e persekutimeve drastike ndaj Krishtërimit, në treva shqiptare kishte bërthama katolike ilire si në Durrës (Dyrrachium), ngrihen qëndrat e para të krishtera (shek. I-IV) në Durrës, Ohër, Shkodër, Ulpiana, Albanapolis, Nikopojë, Apoloni, Berat (Antipatrea), etj. dhe kryejnë aktivitet fetar disa nga peshkopët ma të hershëm të Krishtërimit si Çesar i Durrësit, Shën Asti (Shën Ashti), binjakët Floriani dhe Laurini – martirët e Ulpianës (afër Prishtinës), etj.

2.
Ajzbergu i përplasjeve të prejkohëshme e të pandaluna ndërmjet kishave të Romës dhe asaj të Konstadinopojës e shfaqte shpesh e thuktë “majën” e vet me kundërshti përplasëse të egra për rolin e autoritetin e Papës e të koncileve, për kuptimin e ikonave, për celibatin dhe zanafillen e shpirtit të shenjtë.

Në këto njëmijë vjet (1054-2013) prej kësaj “skizme” (shkijenie) e kena pësue tragjikisht ne – shqiptarët e Ilirikumit (Ballkanit), sepse në thellësi të fshehtë kjo luftë dypalëshe “nënujore” zhvillohej pashmangshëm e pakompromis për rolin drejtues ideor dhe politiko-kishtar në pellgun e Mesdheut.

Kjo hendeki e madhe ndamore ndërmjet Krishtërimit Perëndimor (romano-katolik) me Krishtërimin Lindor (bizantino-ortodoks) nuk krijoi copëtim etnik të përgjakshëm as në Konstandinipojë (Stamboll) ku u ngrit selia qendrore e Patriakanës Ortodokse të Lindjes dhe as në Romë (Vatikan) me Papatin dymijëvjeçar, as në Paris apo në Londër, as në Bruksel apo në Moskë, po në një nga popujt ma të vjetër të Europës së lashtë, tek shqiptarët etnikë në Ilirikum (Ballkan).

Ne – shqiptarët përjetuam në truallin tonë etnik mesdhetar, në gjakun e palcën tonë kombëtare, gjithato pabesi e tragjedi pan-ortodokse përgjatë mijëvjeçarit të dytë (veçanarisht në shek. XIX-XX) me çkyemjen trojenike të trupit etnik kombëtar shqiptar në gjashtë shtete të sotme ballkanike, katër prej tyre janë me shumicë etnike sllave e helene ortodokse.

Në këtë ndasi thellutë të unitetit kishtar botëror të krishterë, do të ishim ne – shqiptarët e pellgut të Mesdheut, që mbajtëm lidhje të afërta me Perëndimin, me Romën, duke sakrifikue e sfidue përballë rrjedhave e tërmeteve politike e kishtare të shekujve të historisë.

Në kohëna të arta ilire, kur perandori bizantin Anastas I nga Durrësi (491-518) dhe perandori Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565) me reformat e mëdha e masat e shumta në administratën civile e ushtarake e përgaditën kalimin nga antikiteti në mesjetë dhe bazamentuan perandorinë bizantine – ma jetëgjatën në historinë e qytetërimit mesdhetar.

Kisha e Prefekturës së Ilirukut, qyshse prej kësaj kohe të hershme, në planin administrativo-juridiksional iu bashkalidhë Romës (Perëndimit), pavarësisht faktit se Prefektura e Ilirikut politikisht i përkiste Perandorisë së Bizantit (Lindjes).

Kjo ndodhi edhe pas “Skizmës Lindore” (1054) në trevat ilire. Kësokohe ende kishte enklava të krishtera fijelidhuna me Romën, të cilat konturoheshin qartësisht e aktivisht në “trekandshin katolik të Shqipërisë”, pikërisht në provincën e kahershme të Prevalit (me qytetet Shkodër, Drisht, Dejë, Shasi, Tivar, Ulqin). Këto enklava shqiptare të krishtera duke afirmue pavarësinë nga Bizanti dhe nga bota sllave iu bashkangjitën përfundimisht e krejtësisht Kishës së Romës. Kështu u rrezatue drita hyjnore e Papatit deri në thellësi të trojeve etnike shqiptare në brigje të Zetës e Moraçës, të Tarës e Limit, të Fanit e Matit, të Drinit e Ibrit, të Moravës së Binçës.

3.
Tri figura të mëdha shqiptare i ka Krishtërimi në themelitë e veta, të cilët meritojnë ma tepër vëmendje mirënjohëse dhe popullarizuese nga politika mbarëshqiptare në Ballkan, nga shqiptarët në çdo truall etnik dhe në ngulime diasporike në botën e sotme.

Perandori Konstandini i Madh (v. 280-337), perandor i shquar romak me origjinë ilire nga Nishi dardan, e legalizoi Kishën e Krishterë në pranverën e vitit 313, para 1.700 vjetësh, me Ediktin (dekretin) e Milanos. Feja e fitoi qytetarinë e saj. U kodifikue në Bibël. U krijuan institucionet e saj si kishat e manastiret, hierarkia e saj, (krye)peshkopët, abatët, dioqezat. Roma (Vatikani) u kthye në qendër të fesë të krishterë. Perandori Konstandin i Madh e thirri në vitin 325 Këshillin e parë të Nikesë, i pari këshill ekumenik në botën e krishterë, i vendmbajtun në Nice të Bitanisë (Turqia e sotme), ku lindi doktrina e parë e krishterë e besimit Apostolik, u vendos dita e festimit të Pashkëve (ditë të dielë). Aty u formulue parimi bazë i Krishtërimit: “besoj në Perëndi, Atin e gjithfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”, etj.

Kur Konstadini i Madh e legalizonte Krishtërimin sllavët ishin një bashkësi primitive diku në një krahinë të Bjellorusisë së sotme.

Ish-presidenti serb, Boris Tadiç gjatë një vizite në Vjenë, në 150 vjetorin e kishës ortodokse serbe, (në verën e vitit 2010), e quan Serbinë si “djepi i Krishtërimit” . Faktikisht Tadiçi në këtë pohim të tij absurd nistohet vetëm nga fakti se Shën Konstandini i Madh ka lind në Nishin dardan, që sot gjendet e aneksueme nga shteti serb (sanxhaku i Nishit e ai i Novi Pazarit deri pas Kongresit të Berlinit ishin territore të vilajetit të Kosovës). Së fundit, Serbia, me ndërmjetësim të saj e financim të gatshëm mbi 100 milionë USD, e ka porositun një film në Hollivud (Amerikë) për Konstadinin e Madh, që sipas gjasave e trajtojnë me prejardhje serbe, bazue në romanin “Udhëkryqi i Konstadinit” të autorit serbofil Dejan Stajkoviç.

Në vitin 1534, pas pushtimit osman, një grup shqiptarësh nga Çamëria e Morea emigrojnë në Mbretërinë e Napolit, në krahinën e Potencës dhe aty ngrejnë një fshat arbëresh në 38 km2 me emnin e Konstadinit të Madh.

Shqipëria natyrore nuk ka b? asgja për këtë personalitet botëror që sivjet i festohet 1.700 vjetori i Ediktit të Milanos. Kryeministri i Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha prognozon një përkujtim madhështor: “Së bashku me autoritetet e Kosovës të programohet nderimi dhe përkujtimi i këtij burri të shquar, i cili – e theksoj edhe njëherë – i përket mbarë njerëzimit. Natyrisht, ne nuk e kemi ndërmend që ta përjashtojmë askënd. Përkundrazi, duhet të bashkërendojmë veprimet me Vatikanin, por dhe me vendet e tjera. E vërteta është që ai është shënuar në histori; e theksoj, pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, njihet si njeriu i reformave më të mëdha në historinë e njerëzimit, kështu që ky është viti i nderimit të veprës së tij nga mbarë njerëzimi”.

Shën Jeronimi (347-420) është nga Iliria (çka e pohon edhe në shkrimet e tij). Vlerësohet si një nga katër dijetarët ma të mëdhenj të Kishës së Krishterë. Kreu përkthimin e parë të Biblës nga hebraishtja e greqishtja e vjetër në latinisht (“La Vulgata”) duke i dhanë Perëndimit të parin tekst të shkrimit të shenjtë, që edhe sot është një tekst i randësishëm i kishës katolike romake.

Shën Niketa i Dardanisë i shek. IV, që me dorën e vet nënshkroi “Dardanus sum” (Jam dardan) kompozoi himnoren e mirënjohun “Te Deum, laudeamus” (“Ty Zot, të lavdrojmë”), që vijon të mbetet kryelutje për kishat e Perëndimit edhe sot pas 15-shekujve.

Këto kontribute kolosale ilire të mijëvjeçarit të parë pas lindjes së Krishtit u ngulitën në memorien e memoriale të historisë së Krishtrimit në trevat shqiptare në gadishullin Ilirik (Ballkan) dhe në krejt pellgun e Mesdheut, prandaj “Skizma e Lindjes” (1054) ishte një dhimbje e pallogaritshme në ndërgjgjegjen e truallin shqiptar me toka etnike e ujna lumore në të dy kontinentet e sotme Euro-Azi.

Kjo dhimbje ishte edhe ma e jashtëzakonshme se në tokën hebraike në Jeruzalem si edhe në selinë e Papatit në Romë, pasi në trevat shqiptare ishte trualli dhe kufini toka-det i përplasjes politike-ushtarake-fetare të Perëndimit dhe të Lindjes (Bizantit).

Shpesh herë në këtë “teatër mesdhetar” iliro-arbnorët etnikë u gjendën të vetëm apo përballë disa armiqve në shumë fronte lufte duke pësue humbje të jashtëzakonshme të jetëve njerëzore shqiptare dhe të territoreve të veta etnike.

Dinastia e Nemanjidëve serbë, veçanarisht në kohën e Stefan Dushanit (të Kodit të tij me dhjetë kapituj “antiherezi”), me ndjekjen e politikës së represionit dhe të konvertimit me dhunë të katolikëve arbnor në treva etnike shqiptare në Mal të Zi e në Kosovë, në Sanxhak e në Nish, në luginën e Vardarit e atë të Preshevës, etj. u b? shkas i fortë dhe i pashmangshëm për kryengritje nga shqiptarët etnikë dhe për kryqëzata antiserbe nga Papati dhe Europa katolike në shek. XIII-XIV, etj., si në korrik 1319 në luftën e ushtrive të koalicionit, si në vitin 1332 çka e dijenon kryepeshkopi i Tivarit, Guljelm Adami – në një raport çue Mbretit të Francës, etj., etj.

Në vitin 393 “Vija e Teodosit” e ndau dypjesshëm Perandorinë Romake (Perëndim e Lindje), e cila truponte nga bregdeti dalmatian (fisi ilir i dalmatëve) duke ndjekur rrjedhën e lumit Drina (fisi ilir i autariatëve) e nëpër lumin Sava deri në derdhjen në Danub.

Pothuaj njëmijë vjet ma vonë, shteti serb ortodoks i Rashës, pikërisht në vitin 1219, Shën Sava sllav e fitoi me marifetet e tij statusin autonom të Kishës Ortodokse Serbe, e cila luajti rol të madh e të shumëkohshëm në ideologjinë dinastike të Nemanjidëve kundërshqiptarë dhe në vitin 1299 kryen marrëveshje me Bizantin ortodoks duke e caktue përkohshëm “vijën kufitare” gjeo-politike nëpër lumin Shkumbin.

Prej nga kjo kohë e hershme sllavët e Jugut (ortodoksët e shteteve të sotme Serbi, Mal i Zi, Maqedoni) do të ishin nga armiqtë ma të mëdhenj të kombit shqiptar, armiqtë ma të mëdhenj të shqiptarëve në trojet e veta etnike para Krishtit dhe para Muhametit.

4.
Shqiptarët etnik janë i vetmi komb i botës me shumicë muslimane që rrethatohet me katër shtete të sotme ballkanike me shumicë ortodokse: Greqia (95 për qind), Serbia (84 për qind), Mali i Zi (74 për qind) dhe Maqedonia (65 për qind).

Këtyre shteteve fqinjë feja ortodokse prej 11 shekuj kalendarik ua kryeson, dominon apo faktorizon ngultas e periodikisht politikat e thikta kundërshqiptare. Disa nga këto shtete janë mirëfilli ortodokse (një aliazh mijëvjeçar shtet-fe) si Greqia, e cila mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës (!). Këto shtete një pjesë të madhe të territoreve të tyne i kanë me toka etnike shqiptare të grabituna përdhunshëm me spastrim dhe asimilim etnik si dhe me forcën e armëve e të traktateve të padrejta, siç është rasti fatal i Malit të Zi, që në këto katër shekujt e fundit e trefishoi territorin e vet gjeo-politik me territore etnike shqiptare.

Ende sllavët e Jugut nga Beogradi në Moskë dhe nga Shkupi në Podgoricë e në Kotorr na akuzojnë shpesh ne shqiptarëve etnik si “mysliman” në kancelaritë perëndimore dhe në anale historike-diplomatike, të paktën nga koha e pas Skënderbeut (shek. XIV) me ripushtimin e gjatë otoman dhe deri tek “Lufta e Kosovës” (1999); deri tek “rebelimi” ndaj kishave ortodokse në Kosovë (2004) i dirigjuem e i provokuem prej strukturave të ndryshme sllave; deri tek “Marrëveshja e Ohrit” (2001); deri tek aksioni kundërshqiptar “Fluturimi i Shqiponjave” në Tuz më 9 shtator 2006; deri tek përpjekja referendare e 8 janarit 2013 për ndamjen e krahinës shqiptare të Plavë-Gucisë në dy komuna më vete; deri tek rrëzimi i UÇPMB në Luginën e Preshevës në janar 2013.

E vërteta historike qëndron ndryshe: Serbët janë të parët që i sollën otomanët në Ballkan, që bashkëpunuan me ta, që lidhen krushqina me ta, që e vet-përhapen fenë islame duke i ndihmue në ngritjen e kulteve fetare, etj.

Sovrani Stefan Urosh II – Milutin i Serbisë, që mbretëroi në vitet 1282-1321, ishte i pari që i solli otomanët në gadishullin Ilirik (Ballkan), tue ndjek shembullin e keq të një komandanti katalonas që i çoi në gadishullin Iberik në vitin 1305. Ky mbret serb, Milutini, i vendosi 1.500 otomanë (të fisit kuman) në mbretërinë e tij për t’i përdorë në ekspedita ushtarake kundër perandorisë bizantine.

Car Dushani (1331-1335) përdorte ushtarë otomanë (turk) në ushtrinë e tij.
Përballja luftarake e Car Dushanit në ushtrinë e të cilit kishte serbë, otomanë, etj. me perandorin bizantin Gjon VI Kantakuzen (1347-1354) e detyroi këtë të fundit të lidhte aleancë me otomanët e emirit Orhan, që e mori për grue princeshën bizantine Teodora Kantakuzen dhe u ngulën në një rryp toke në bregdetin e Konstandinopojës (Stambollit). Këta otomanë – miq të bizantëve ortodoksë, në vitin 1354 refuzuan të tërhiqen duke formue një bazë otomane në Europë.

Djali i Orhanit, sulltan Murati, më 1360 ndërmori ekspedita ushtarake kundër Trakisë, Bullgarisë dhe trevave shqiptare në Ballkan. Në vitin 1361 otomanët e morën Adrianopojën (Edirne). Dhjetë vjet ma vonë otomanët korrën fitoren e Maricës (1371). Historiografia botërore flet se pas kësaj lufte iu hap rruga pushtimit të përgjithshëm osman të Ballkanit, të cilën e “parapërgaditën” në një mënyrë të caktuar e rrethana të (pa)njoftuna bizantët ortodoksë dhe serbët ortodoksë.

Në vitin 1390 Milica, vejusha e princ Llazarit të Serbisë (së mbetur) lidhi një marrëveshje me otomanët me disa kushte: pranoi vasalitetin ndaj Sulltanit, duhej t’i paguante atij një tribut vjetor, të jepte ushtarë serbë për ekspeditat otomane sa herë të kërkonte Sulltan Bajaziti. Kjo marrëveshje mori bekim edhe nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe. Vet patriku serb i prini edhe 16 vjeçarit, Stefan Llazaroviç i Serbisë për në Adrianopojë për t’i shfaqur nënshtrimin formal para Sulltan Bajazit I dhe ia dhanë 18 vjeçaren Oliveria Llazaroviç si grua për sulltanin otoman, në haremin e tij me gra të shumta.

Feja ortodokse sllave si dhe shkrimtarët ortodoksë serb e malazez shpesh herë e kanë krahasimue Betejën e Fushë-Dardanisë (1389) me “kryqëzimin e Krishtit”. Ndërsa “Luftën 1689-1690” me vdekjen dhe varrimin e Krishtit”. Kurse ripushtimin e Kosovës e të trevave shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoni në vitin 1912 me “Ringjalljen e Krishtit”.

Tani kur historia i ka shpalos fletët ma shumë e ma mirë se kurrë ndonjëherë, tani që jetojmë në kushtet e demokracisë e të globalizmit, po rishohim ma qartë e ma thellë në memorien e kohënave se sllavët ortodoksë janë kundërshqiptarë të disa fishtë: na i kanë marrë padrejtësisht e forcërisht trevat etnike shqiptare; na i kanë shpërngulë përgjakshëm prej tyre shqiptarët etnik tue krye spastrim etnik; na i kanë asimilue shqiptarët etnik në ortodoksë sllavë; na i kanë vrarë shqiptarët etnikë tek toka e të parëve të vet dhe tek dera e shtëpisë së vet.

Nisun edhe nga të gjitha këto iu kemi thanë sllavëve “shkije”. Faktikisht tek kjo fjalathanie nuk ka pasë as urrejtje, as përçmim dhe as vlerësim. Skizmikët e vitit 1054 (ortodoksët sllavë) i kena thirrë prej hejcekurit dhe ritualisht në shqipen tonë burimore: “shkije”. Etimioligjia e saj ka shpjegimin: ndarje, çarje, etj.. Pra, kemi pohue vetëm një realitet historik-politik-fetar të sllavëve ortodoksë të djeshëm e të sotëm.

Një pyetje flakadon përballë historisë e ardhmërisë: A janë shkijet shkije?! Jo. “Shkijet” janë gjithçka ma shumë. Gjithësesi ma keq. Ata, sllavët ortodoksë, janë në të vërtetë ndryshe, krejt ndryshe: kriminelë gjakësorë ndaj shqiptarëve etnik liridashës; pushtues e aneksues kriminelë të tokave etnike shqiptare në Ballkan, asimilues kriminal të shqiptarëve etnik e kulturëdashës në fenë e tyne ortodokse, etj. Sllavët në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni e në Bosnje-Hercegovinë, si edhe në Kosovë, në këtë kohë të zhvillimeve e integrimeve euro-atlantike duhet t’iu kërkojnë të falun shqiptarëve etnikë, sepse nuk mund të hysh në Europën e sotme moderne tue u keqsjellë si mesjetarë.

Më Shumë

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Lajmet e Fundit