Kurorëzimi i Napoleonit (frëngjisht: Le Sacre de Napoléon) është një pikturë e realizuar nga Jacques- Louis David më 1807, në atë kohë piktori zyrtar i Napoleonit. Piktura ka dimensione impozante, pasi është gati dhjetë metra e gjerë dhe afërsisht gjashtë metra e gjerë. Ceremonia e kurorës u zhvillua më Notre-Dame, një mënyrë për Napoleonin që të qartësonte para publikut se ai ishte i biri i Revolucionit.
Puna u porosit nga vetë Napoleoni me një kërkesë thjesht me gojë në shtatorin e vitit 1804 dhe titulli zyrtar i saj është “Kurorëzimi i Perandorit Napoleon I dhe kurorëzimi i Perandoreshës Josefinë në katedralen e Notre-Dame më 2 Dhjetor 1804”. Jacques-Louis David e filloi punën në 21 dhjetor 1805 në ish kapelën e Kolegjit të Cluny, pranë Sorbonës, që atëkohë shërbente si punishte. I asistuar prej studentit të tij Georges Rouget, ai e mbaroi punën dhe i vendosi penelatet e fundit në nëntorin e vitit 1807. Nga 7 shkurti deri më 21 mars 1808, puna u ekspozua në Sallonin vjetor më 1810, dhe u prezantua për vlerësimin nëse do meritonte çmimin dhjetëvjeçar të këtij Salloni. Piktura mbeti pronë e David deri më 1819, kohë kur ajo u transferua në Muzeumin Mbretëror, ku ruhej në fondet e saj deri më 1837. Atëherë, ajo u instalua më Dhomën e Shenjtë të muzeumit në pallatin historik të Versajës me urdhër të Mbretit Louis-Philippe. Më 1889, piktura u transferua në Luvër nga Versaja dhe u zëvendësua atje me një kopje me përmasa reale-në fakt kjo replikë u fillua nga vetë Davidi më 1808 dhe u kompletua gjatë ekzilit të tij në Bruksel.
Kompozimi është i organizuar nga disa akse dhe ndërfut kanonet e neoklasicismit. Një aks është ai që kalon përmes kryqit dhe ka një orientim vertikal. Të gjithë sytë janë kthyer në drejtim të Napoleonit, që është në qendër të kompozimit. Një linjë diagonale shkon nga papa drejt perandoreshës.
1-Napoleon I (1769-1821), qëndron i veshur me rrobat e kurorëzimit, të ngjashme me ato të perandorëve romakë. Të tjerët janë thjesht spektatorë pasivë. Në pikturën aktuale është e mundur të shihet konturi i asaj që është pikturuar në të vërtetë: Napoleoni që mban kurorën sipër kokës së vet, sikur po ia vendos vetes.
2-Joséphine de Beauharnais (1763-1814), është gjunjëzuar në një pozicion bindje, ashtu si përshkruhet për të në Kodin Civil frëng. Ajo e merr kurorën prej duarve të të shoqit, jo prej papës. Veshja e saj është e zbukuruar me mëndafsh sipas një skice të Jean-Francois Bony.
3-Maria Letizia Ramolino (1750-1836), e ëma e Napoleonit, është vendosur në një podium nga piktori. Ajo zë një vend edhe më të rëndësishëm se papa. Atë moment, në fakt ajo nuk ishte pjesëmarrëse në ceremoni, për të protestuar për grindjet e Napoleonit me vëllezërit e tij Lucien dhe Joseph. I ati i Napoleonit Charles Bonaparte, vdiq më 1785. Maria Letizia i kërkoi piktorit që t’i jepte atij një vend nderi honorifik në pikturë. Më 1808, kur Napoleon zbuloi kanavacën e përfunduar në punishten e Davidit, është magjepsur dhe shprehu nderimin e tij për piktorin që kish arritur të barte në brezat e ardhshëm mesazhin për afeksionin e tij ndaj një gruaje, që kish ndarë me të ngarkesën e tij të detyrës.
4-Louis Bonaparte (1778-1846), në fillim të perandorisë mori titullin e Oficerit të Lartë, Mbretit të Hollandës. Ai u martua me Hortense de Beauharnais, të bijën e Josephine.
5-Joseph Bonaparte (1768-1844), i cili nuk ishte i ftuar dhe nuk e ndoqi ceremoninë prej një grindje me Napoleon. Kjo ishte arsyeja që e ëma nuk mori pjesë po ashtu. Pas kurorëzimit, ai mori titullin e princit perandor. Pastaj, ai u bë Mbreti i Napolit më 1806 dhe i Spanjës më 1808.
6-Një nga fëmijët, Charles Bonaparte (1802-1807), i biri i Louis Bonaparte dhe Hortense de Beauharnais.
7-Motra e Napoleon. Në kopje veshja e motrës së preferuar të Napoleonit është rozë. Ky është i vetmi ndryshim në kopje përveç se është pikturuar thjesht nga kujtesa.
8-Charles-Francois Lebrun (1739-1824), konsulli i tretë përgjatë Napoleonit dhe Cambacérès. Nën Perandorinë e Parë, ai mori vendin e prince-architrésorier. Ai mban skeptrin.
9-Jean Jacques Régis de Cambacérès (1753-1824), princ, sekretari kryesor i perandorisë. Ai mori në dorë frenat e drejtësisë.
10-Louis-Alexandre Berthier (1753-1815), ministri i luftës nën Konsullatën. Mareshall i Perandorisë më 1805. Ai mban globin që po kapërcehet nga një kryq.
11-Talleyrand (1754-1836), shambellani i madh që nga 11 korriku I 1804.
12-Joachim Murat (1767-1815), mareshall i perandorisë, mbreti i Napolit pas 1808, kunati i Napeonit ngaqë ishte i shoqi i Caroline Bonaparte.
13-Papa Pius VII (1742-1823), ishte i kënaqur të bekonte kurorëzimin. Ai është i rrethuar prej klerikëve dinjitarë, që janë emëruar nga Napoleon prej kohës së Konkordatit. Me qëllimin jo për të rrezikuar balancën e re me Kishës dhe Shtetit, papa pranoi të ndiqte kurorëzimin. Vizatimet origjinale (ashtu si ishin tipike në ato ditë) tregojnë subjektet kryesore – përfshirë Papën – minus veshjet e tyre, të cilat janë shtuar në pikturën aktuale. Papa është pikturuar në të vërtetë me duart e tij të kryqëzuara mbi prehër, por pozicioni i Napoleonit me sa duket pretendon se papa është prezent më së koti, ngaqë piktura të instrukton se ai thjesht asiston në kurorëzim.
14-Piktori Jacques-Louis David është vizatuar në podium po ashtu.
Halet Efendiu, ambasadori Otoman është prezent dhe gjendet në një cep.
Zonja që mban rrobën e Josephin-ës fill pas saj në të djathtë të shikimit të pikturës është Elisabeth-Hélène-Pierre de Montmorency-Laval, e ëma e politikanit Sosthènes II de La Rochefoucauld. Ajo ishte zonja shoqëruese e Josephine.